• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho para seancës: Nuk mund të ketë Vetting me Ramën dhe kriminelët e tij

by A R
06/03/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi sot për News24 se nuk mund të ketë reforma dhe institucione demokratike pa zgjedhje të lira.

Duke iu përgjigjur akuzave nga maxhoranca se PD do të bllokojë vettingun Spaho tha se kontributi i kësaj force në reformën në drejtësi ka qenë i rëndësishëm dhe pa mbështetjen e opozitës ndryshimet kushtetuese nuk do të ishin miratuar.

“Ju e keni ndjekur historinë e reformës në drejtësi për 2 vjet. PD ka qenë mbështetëse dhe ka kërkuar të jetë gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me Komisionin e Venecias. Kontributi i PD, esencial e cilësor në përbërje, në ato çka u definuan si pjesë e reformës në drejtësi. Në dy materiale që u konfirmuan nga Komisioni i Venecias kontributet e PD ishin shumë të rëndësishme. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, maxhoranca theu marrëveshjen që 7 ligjet që do të shoqëronin ndryshimet kushtetuese do të miratoheshin me konsensus. Vetëm SPAK-u u miratua me konsensus. Në mendimin e PD-së nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë reforma dhe të ngremë institucione demokratike sa kohë zgjedhjet e kanë burimin në zgjedhje të manipuluara Ndaj gjithë fokusin e kemi zhvendosur që në qershor të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Spaho.

I pyetur se çfarë skenarësh mund të ketë seanca e sotme ku nuk do të marrë pjesë opozita, Spaho tha se këto veprime mund të ndërmerren vetëm nga një maxhorancë e Ramës dhe e Metës që shikon formën dhe jo përmbajtjen.

“Për PD-në, rëndësi ka që vendit t’i garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reformat e deritanishme janë fasadë. Farsa të tilla si kjo që duan të bëjnë sot tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverisjeje. Rama nuk është i interesuar për të bërë reformë për qytetarët por të kapë sistemin”, deklaroi ai.

Spaho theksoi se opozita është e vendosur për zgjedhje të lira dhe nuk do të lejojë farsë me zgjedhjet e qershorit.
“Ne jemi të vendosur: o do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në qershor ose nuk vazhdojmë me një farsë. Ne nuk na intereson një çështje e vetme por shumë. Me Ramën dhe 20 kriminelët e tij në Kuvend nuk bëhet proces vettingu. Edhe ndërkombëtarët po vijnë në qëndrimin e PD-së që në radhë të parë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Spaho./a.m.

Next Post
3600 të ish të përndjekur politik “përjashtohen” nga dëmshpërblimi

DOSJET E VONUARA/ Përfitojnë dëmshpërblim 320 ish-të burgosur politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In