Kreu i Grupit Parlamentar të PD kërkoi sot në Kuvend pjesëmarrjen në seancë të kryeministrit.
Edmond Spaho tha se Edi Rama duhet të përballet me opozitën për akuzat që Zeri i Amerikës ka adresuar ndaj mazhorancës.
“Zoti Ruçi, kryeministri duhet të jetë i pranishëm sot këtu, pasi i janë bërë akuza shumë të rënda si hajdut zgjedhjesh nga Zëri i Amerikës” – tha Braho.
Një ditë më parë, VOA publikoi zbardhjen e disa përgjimeve ku pretendon se grupet ‘Avdylaj’ dhe ‘Ndoka’ janë përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve 2017 në Kavajës, Durrës dhe Lezhë.
/javanews/a.rada