Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit, Edmond Spaho, ka folur pasditen e sotme sa i përket përplasjeve verbale që rrezikuan të degjeneronin në akte dhunë në sallën e Kuvendit.
Duke folur për gazetarët, Spaho tha se kanë paraqitur në Byronë e Kuvendit kërkesë për ndëshkimin e Braçes, por kjo nuk është marrë parasysh. Sipas nënkryetarit demokrat, ai vetë nuk do të marrë më pjesë në mbledhjet e Byrosë, për shkak të standardit të dyfishtë që Kuvendi po përdor.
“Deputeti Erjon Braçe ka treguar sjellje arrogante ndaj opozitës, ndaj i kemi paraqitur Byrosë së Kuvendit qëndrimin e Partisë Demokratike. Kushdo që thyen rregullin, duhet të përballet me masa ndëshkuese dhe rregulloren. Në këto kushte, i shprehëm pakënaqësinë tonë se pavarësisht të gjitha provave Byroja po tregon standard të dyfishtë” – tha Spaho.
Edmond Spaho tha sot se Brace ka fyer gjate dites se sotme ne seance edhe deputetet femra te Partise Demokratike.