Juristi Kreshnik Spahiu thotë se marrëveshja Meta-Berisha tregon për një dështim në zgjedhjet e ardhshme.
Në emisionin Now në Euronews Albania Spahiu u shpreh se zgjedhja e një kandidature si doktor Ilir Alimehmeti për Bashkinë Tiranë bëhet që nesër të mos mbajë përgjegjësi asnjë për humbjen.
Sipas tij, kandidatura e Alimehmetit për Bashkinë Tiranë është 100 për qind e sigurt, por ai është vetëm alibia e humbjes e Metës dhe Berishës.
“Është marrëveshje për të zgjedhur një njëri jashtë PD e LSI që të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për humbjen. Që të thonë doktor Alimehmeti ishte djalë i mirë por po e hedhim se nuk na duhet. Po zgjedhin alibinë e humbjes. Vetëm të shohësh Metën nga një parti me 22 deputetë shkoi në 4 dhe tani nuk kandidon as për bashki, po kërkon këshillat bashkiakë. Kanë marrë një patate të nxehtë dhe ia hedhin njëri-tjetrit”, tha Spahiu.
/a.r