Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Kreshnik Spahiu bëri një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.
“Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e reja politike nuk kanë shpallur kandidatë”, tha Spahiu.
Sipas juristit, kemi një parti që thjesht është grupimi i Sali Berishës që i ka hapur krahun PS-së.
Spahiu tha se në përballjen me opozitën e dikurshme, Kukësin do ta fitonte opozita dhe PS do humbte, pasi zgjedhjet po mbahen për shkak skandalit të kandidatit Gjici dhe votat duhet t’u humbasin socialistëve dhe jo krahut opozitar./m.j