• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Ja pse nuk u arrestua Sali Berisha! Nëse refuzon Gjykatën, atëherë masa ashpërsohet…!

by Java News
24/10/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për goditjen e SPAK-ut ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe ortakut Fatmir Bektashi. Spahiu foli për deklaratat e Berishës, i cili kundërshton masën e sigurisë së dhënë nga Prokuroria. Spahiu shpjegon se përse nuk u dënua Berisha, por mori vetëm një masë të lehtë nga SPAK-u, të cilën e theu sot, duke mos u paraqitur në gjyqin që u mbajt ndaj tij.

“Kemi dy momente që kanë interpretim të gjatë juridik, që lidhen me masën e sigurimit, por dhe me njoftimin e masës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shprehur raste kur një deputeti i privohet liria. Në momentin kur arrestohet me burg, kur arrestohet në shtëpi, kur i kontrollohet banesa, apo bëhet kontroll personal, kur i hiqet liria në çdo lloj forme, atëherë Prokuroria duhet të kërkojë një autorizim nga Kuvendi.

Në rastin konkret, Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për autorizim, për të dhënë leje për kufizimin e lirisë së Sali Berishës. Kemi një rast të paprecedentë. Deri më sot nuk ka një subjekt politik i cili të akuzohet për korrupsion pasiv edhe të mos ketë masën arrest me burg apo arrestit shtëpiak. Në rastin e Sali Berishës kemi një rast sui generis, që është bërë përjashtim. Pra ndonëse vepra penale e parashikon 4-12 vjet heqje lirie, me burg, masa e sigurimit është shumë e lehtë, thjesht një detyrim për paraqitjeje.

Për rastin e moshës mund të ishin kujdesur t’i vendosnin një arrest shtëpiak. Unë nuk paragjykoj punën e prokurorisë, por shoh një lehtësim të punës së deputetëve për të shmangur një lloj debati parlamentar që mund të agravonte në një krizë të fortë, përplasje politike. Uroj mos jetë kështu. Berisha nuk po e pranon këtë masë, refuzoi të bashkëpunojë në një procedim penal normal, nuk shkoi për t’u marrë në pyetje, as nuk pranoi të takojë oficerët e policisë gjyqësore që do t’i konfirmonin vendimin.

Në çdo lloj praktike penale, nëse një subjekt, kushdo qoftë, do e pengonte prokurorinë për masën e sigurimit, ligji parashikon që prokuroria menjëherë duhet të ndryshojë masën për një mase më të ashpër shtrënguese. Nëse i pandehuri nuk e pranon dhënien e pasaportës dhe nuk pranon detyrimin për t’u paraqitur në prokurori, atëherë ligji e detyron prokurorinë që të paraqesë në gjykatën speciale një kërkesë për masë me të ashër që në këtë rast është arresti në shtëpi. Nëse Berisha nuk paraqitet në prokurori, ligjërisht duhet t’i ndryshohet masa. Por unë mendoj që Berisha do paraqitet nesër në prokurori.”, tha zoti Spahiu./m.j

Next Post
Nga ‘pusi’ i aferës së ‘Partizanit’ tek “Tetori rozë’/ Berisha: Të rrisim ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit

Nga 'pusi' i aferës së 'Partizanit' tek "Tetori rozë'/ Berisha: Të rrisim ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit

Comments 1

  1. Trepiti qe ta nghiti. says:
    2 years ago

    Saliu do mre per bythe dhe ta cojne ne gjykate.

    Reply

Leave a Reply to Trepiti qe ta nghiti. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

February 22, 2026
Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In