• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

by Java News
19/02/2024 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, juristi Spahiu teksa u ndal tek vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, theksoi se ky i fundit, jo vetëm që e injoroi opozitën duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, por sipas tij, bëri edhe një gjest që nuk e ka bërë as Hillary Clinton në vizitën e saj. Spahiu nënvizoi se Blinken nuk zgjodhi as të fliste në Parlament, gjë që sipas tij, tregon se ai nuk donte t’i shihte as me sy përfaqësuesit e opozitës. Sipas tij, Blinken nuk pranoi të takonte as opozitën e Berishës, as të Bashës, pasi ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata shkojnë tek ballkoni i ish-kryeministrit. Ndërkohë ai foli edhe për sekretet e bazës së Kuçovës, e cila sipas tij, është një investim amerikan dhe mesazh për Moskën.

Takimi i Sekretarit Blinken me kreun e SPAK

Unë doja të specifikoja 4 karakteristika të veçanta të vizitës së Biden. E para në lidhje me faktorin ndërkombëtar, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që se merr seriozisht rrezikun e një lufte të Rusisë në Europë. Po të lexoni mediat europiane janë të mbushur me probabilitetin e fillimit të një lufte që thonë është çështje kohe fillimi i saj. Një nga mesazhet kryesore të Blinken ishte se rreziku rus është shumë serioz dhe real. E dyta, vizita e tij përkon me një ditë kur marrëdhëniet Prishtinë-Uashington janë në ditën më të zezë të vet. Përfaqësuesit e SHBA në Prishtinë kanë dal dhe kanë akuzuar Kurtin si mashtrues që përpiqet të tregoj se është duke rregulluar marrëdhëniet me SHBA, por përkundrazi sipas tyre është duke prishu partneritet me SHBA. Në këtë prizëm përkon edhe baza e Kuçovës. Në njëfarë mënyre, ardhja e dhënies së mesazhit të Uashingtonit për hapjen e bazës së Kuçovës, është një lloj relativizimi i bazës së Don Stillit dhe heqjes së ekskluzivitetit të bazës së Ferizajt, bazës së amerikanëve në Kuçovë. Kanë qenë disa mesazhe të heshtura të Blinkenit, që i kanë dhënë një lloj relativizimi marrëdhënieve me Prishtinën, duke e sfumuar atë. Nga ana tjetër, ardhja e Blinken në Tiranë, rifreskon edhe njëherë se Tirana konsiderohet edhe njëherë partneri kryesor dhe qendra kryesore e amerikanëve në Ballkan.

Sekretari Amerikan i Shtetit injoron opozitën shqiptare

Blinken vërtetë e injoroi opozitën që nuk i takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton. Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata një nga një shkuan poshtë ballkonit. Edhe ata dyshojnë se një ditë ata mund të shkojnë pas ballkonit të gjithë. Tjetra është se ai u takua edhe me Erion Veliajn. Ata dëshmuan se vetëm një faktor politik njohin në Tiranë dhe ai është Edi Rama. Kur një person takohet nga kryetari shtetit nuk është e lehtë, sepse kalon në filtra fillimisht.

NATO është aleancë ushtarake dhe jo artistike. Dhe ku ka aleancë ushtarake nuk do të ketë koncerte. Në një bazë lufte minimumi është trajnimi i ushtarakëve të çdo nacionaliteti. NATO e ka deklaruar se pilotët ukrainas trajnohen në Kretë në Greqi, në Danimarkë dhe në Britani të Madhe. Pra janë këto 3 shtete të cilat kanë publikuar se përveç avionëve që furnizojnë Ukrainën ata trajnojnë edhe pilotët ukrainas. Aktualisht hapësira ajrore e rusëve për të ardhur në Shqipëri është e mbyllur, ata nuk vijnë dot në Shqipëri, përveç raketave që mund të lëshojnë. Tani në bazë të ligjit të rregullores së NATO-së që të sulmohet Shqipëria të gjitha vendet e NATO-së futen në luftë. Ca interesi ka Rusia që të sulmojë Shqipërinë dhe të futet në luftë me gjysmën e planetit. Ne jemi mësuar vetëm të marrim, ca fitojmë nga kjo, solli ndonjë lekë Blinken. Që të jesh pjesë e një aleance, ne vetëm fitojmë sepse nuk fusim asnjë lekë nga xhepi. Ajo bazë po bëhet me partë e taksapaguesve amerikan./m.j
Next Post
Rënia e nivelit të Vjosës nxjerr në pah një varkë të vjetër. Lumi i lundrueshëm gjatë Mesjetës

Rënia e nivelit të Vjosës nxjerr në pah një varkë të vjetër. Lumi i lundrueshëm gjatë Mesjetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In