• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Spahiu, i shqetësuar për tensionet Serbi-Kosovë: Po shkojmë drejt luftës, bandat serbe do të sulmojnë veriun

by Java News
07/11/2022 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe politologu Nexhmedin Spahiu në një lidhje me Skype me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, e ka cilësuar mjaft të nxehtë situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Tërheqjen e zyrtarëve serbë nga të gjitha pozicionet në institucionet e Kosovës për Spahiun janë një paralajmërim i qartë për shpallje lufte.

Ai paralajmëroi se një nga skenarët e mundshëm është që bandat serbe të fillojnë luftën në veri të Kosovës, dhe më pas NATO do të sulmojë Serbinë.

Sipas tij e vetmja mënyrë që të shmanget lufta mes dy vendeve është vetëm ajo në rast se do të ketë një tjetër marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç të cilët do të dalin në fund fare me njohje reciproke, por kjo vështirë se ka gjasa që të ndodhë.

Xhokaxhi: Ishte e pritshme kjo situatë e tensionuar në Kosovë pas vendimit të zotit Kurti, dhe çafër sjell akti i deputetëve të listës Serbe?

Spahiu: Jo deri në këtë masë. Kjo që po ndodh është një akt lufte. Tërheqja nga të gjitha institucionet e Kosovës, ky është një veprim politik, tërheqja e gjithë policisë, gjykatësve, pranimi nuk duhet thjeshtë të kthehen por duhen konkurse, është një çështje shumë e rëndësishme. Kjo çështje është shpallje lufte.

Xhokaxhi: Përveç pjesës së aktit moral, ose aktit politik, për administratën në Kosovë çfarë ndryshon?

Spahiu: Minoriteti serb në Kosovë është i vogël 5%, në kuptimin substancial nuk do të ishte problem për ata që përbëjnë komunitetin shumicë, sikur ata që përbëjnë komb it të ishin shumë të aftë. Por në Gjykatat në veri të Mitrovicës, prokurorët më të mirë dhe gjykatësit më të mirë ishin ata të komunitetit serb, në këtë aspekt është dëmtuar funksionimi i shtetit të Kosovës. Kam dëgjuar policë shqip[tarë që thoshin kur çonim kriminelë luteshin që prokurorët të ishin serbë, pasi shqiptarët ishin të korruptueshëm. Në këtë kuptim Kosova është dëmtuar. Është një dëm që e ka kthyer Kosovën në vitin 1999 në kuptimin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë. Pse e ka bërë këtë Vuçiç? Pajtohem plotësisht me atë që ka thënë Kuyrti që e kamuflon refuzimin. Ai ka bërë zvarritje në dialog, por kur ëhstë vënë para ultimatumit o pranoje marrëveshjen o përfundon çdo gjë, ai ka refuzuar marrëveshjen.

Xhokaxhi: Deri ku mund të degradojë situata?

Spahiu: Në luftë, një skenar i mundshëm është ky, incidentet shpeshtohen, pastaj propaganda bën të vetën, intervenon shteti serb në Kosovë. Ndoshta fillimisht KFOR do ta tolerojë deri sa të ketë viktimë ndonjë ushtarak, dhe pastaj NATO do të sulmojë Serbinë, kjo është e vetmja zgjidhje nëse nuk ka ndonjë marrëveshje. Shpresa ime është mos Vuiçiç, Albin Kurti dhe ndërmjetës ndërkombëtarë janë marrë vesh që të acarojnë situatën, të frikësojnë popullatën, dhe pastaj të thonë që ja nuk u çuam në luftë dhe po miratojmë marrëveshjen. Ky është varianti më i mirë, variantin më të keq mund ta dijë Kurti dhe Vuçiç. Nëse nuk ka marrëveshje mes tyre është e pashmangshme lufta.

Xhokaxhi: Kjo çështja e targave që mbetet mola e sherrit, duket se zoti Kurti nuk kishte rrugë tjetër, nga ana tjetër dhe SHBA dhe Rama kërkojnë dialog. Në gjykimin tuaj do duhet të kishte një tjetër afat?

Spahiu: Çështja e targave është simbolike, por nuk është një çështje e parëndësishme, sepse Serbia kërkon të tregojë që Veriu i Kosovës nuk është Kosovë. Në Kosovë qeveria do të tregojë se Kosova është shtet sovran, në këtë garë se kush dominon ka ndodhur dhe gjithë kjo çfarë kemi parasysh. Pse dështoi ky proces? Dështoi sepse qeveria e Kosovës nuk arriti t’i konvertojnë të gjithë banorët serbë në targa të Kosovës, pasi bandat e Vuçiç nuk e lejuan atë, 5 makina u dogjën nga ana e këtyre bandave. Policia e Kosovës nuk mundi të kapë asnjë nga kriminelët, qeveria e Kosovës nuk u tregua e vëmendshme të kompensojë asnjë nga pronarët që iu dogj makina. Përderisa ti nuk je në gjendje të mbrosh qytetarët nga banditët, apo tu kompensosh dëmin, ti po kalon në hapin  që i detyron të tjerët me dhunë që të ndryshojnë tabelat. Ana e perëndimit u pa si një pazotësi e qeverisë së Kosovës të menaxhojë situatën dhe u kërkua ta shtyjë me 10 muaj. Kurti në pamundësi të tjera mori këtë vendim që mori dhe situata erdhi në këtë shkallë, ku tani ose një marrëveshje në momentin e fundit, ose zgjidhjen me luftë. Me luftë janë të gjithë humbës./m.j

Next Post
Nuk e la të vajzën të shihte dritën e diellit për 7 vite, ja cili ishte detaji që zbuloi mashtrimin e gjermanes: Po zhvendosem në Itali

Nuk e la të vajzën të shihte dritën e diellit për 7 vite, ja cili ishte detaji që zbuloi mashtrimin e gjermanes: Po zhvendosem në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com