• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nuk e la të vajzën të shihte dritën e diellit për 7 vite, ja cili ishte detaji që zbuloi mashtrimin e gjermanes: Po zhvendosem në Itali

by Java News
07/11/2022 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vogëlushe tetëvjeçare gjermane është mbajtur e izoluar në shtëpi nga mamaja dhe gjyshërit e saj për rreth 7 vite, ndërkohë që është liruar së fundmi.

The Times raporton se e mitura në momentin e shpëtimit ishte aq e dobët sa me zor arrinte të ngjiste shkallët vetëm.

Vogëlushja, e identifikuar vetëm me emrin Maria, besohet se është zhdukur në vitin 2015 kur ishte rreth 18 muajshe dhe se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj e mbyllur në një dhomë të vetme në shtëpinë e gjyshërve të saj në Attendorn, një qytet i vogël në kodrat Sauerland në lindje të Këlnit në Gjermani.

Ajo nuk kishte asnjë shenjë abuzimi fizik ose kequshqyerjeje, por muskujt e saj ishin shumë të pazhvilluar dhe dukej se nuk kishte dalë në dritën e diellit që kur ishte shumë e vogël.

Maria u tregoi efektivëve që e shpëtuan se nuk kishte udhëtuar kurrë me makinë, nuk kishte parë një pyll ose të ecte në një fushë.

 

 

The Times raporton se vogëlushja ka lindur në dhjetor të vitit 2013, pak pasi nëna dhe babai i saj ishin ndarë.

Babai vizitonte rregullisht vogëlushen, por që në momentin që nëna e vajzës mori vesh se ai krijoi një marrëdhënie me dikë tjetër, i la një shënim në xham dhe i tha se do të ikte bashkë me vajzën në Itali.

Megjithatë ajo kurrë nuk u largua nga vendi, dhe e fshehu të bijën në shtëpinë e prindërve.

Babai i vogëlushes tregoi se nisi disa herë letra dhe dhurata në drejtim të adresës që i kishte lënë ish-partnerja, por se ato ktheheshin pas të pahapura.
Ai tregoi se me kalimin e kohës i humbi shpresat qe të kontaktonte me të bijën dhe krijoi një familje të re.

Ajo që zbuloi mashtrimin ishte një e afërme e nënës së Marias. Ajo shkoi në Itali ne vendin ku supozohej se ato jetonin dhe mësoi se ata nuk ishin zhvendosur kurrë atje.
Ajo më pas raportoi në polici në lidhje me ngjarjen duke zbuluar se mori të telefon në shtëpinë e gjyshërve të Marias dhe sajo që u përgjigj ishte mamaja e vogëlushes.

Kjo ka mjaftuar që policia të bindte gjykatën për të marrë një mandat kontrolli të cilin kishin vite që përpiqeshin ta siguronin, por që duke mos pasur fakte të mjaftueshme, nuk arrinin ta merrnin.

Vajza është vendosur përkohësisht në një familje kujdestare, ndërkohë që ajo përshtatet me jetën normale dhe është nën vëzhgim të ngushtë mjekësor dhe psikiatrik. Ajo ende nuk e ka takuar babanë e saj, i cili tha se do të dëshironte të ribashkohej me të nëse i jepej kujdestaria.

Nëna e 8-vjeçares do të përballet me mundësinë e dënimit me dhjetë vjet burg nëse shpallet fajtore për mbajtjen e vajzës së saj në robëri ose abuzimin me të, megjithëse prokurorët nuk kanë ngritur ende akuza kundër saj apo gjyshërve./m.j

Next Post
Historia e muzikantit emigrant: Ika me një shishe ujë, kur më mbaroi lagia buzën me ujë deti!

Historia e muzikantit emigrant: Ika me një shishe ujë, kur më mbaroi lagia buzën me ujë deti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In