• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Berisha e bëri Shqipërinë e vogël dhe jo madhështore, fali 6 milje det dhe Himarën te Greqia!

by E S
31/03/2025 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha e ka bërë Shqipërinë të vogël ndër vite që ka qenë në pushtet apo dhe në opozitë dhe jo madhështore.

Kjo për shkak të aleancës së tij të shpallur me faktorin grek, njëherë duke i dhënë 6 milje det vendit fqinj dhe herë tjetër duke i dhënë Himarën (me Belerin), sikurse së fundmi aleanca politike në zgjedhjet e 11 majit me kandidatë në partitë minoritare greke.

Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv në lidhje me programin që përfaqëson Sali Berisha dhe PD për fushatën elektorale të ardhshme. Ai vuri në dukje se me Berishën nëse i fiton zgjedhjet, Shqipëria rrezikon të izolohet nga pjesa më e madhe e planetit, për shkak se është “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Spahiu bën edhe tre konstatime të rëndësishme të situatës politike dhe dyshes Rama-Berisha:

“Duhet të jemi realist, të bëj 3 konstatime. E para nuk duhet të kemi pritshmëri të mëdha për 11 majin. Pritshmëri do kishim nëse kishte alternativa kryeministrore. Tani kemi vetëm 2, Rama dhe Berisha, njëri mbi 20 vjet dhe tjetri mbi 30 vjet në politikë dhe pushtet. Kandidatët zyrtarë për kryeministër që kanë deklaruar veten apo koalicionet, janë dy. Nuk ka as nga partitë e reja dhe as të tjera. S’po flasim për numër kandidatësh për deputetë apo parti. Të dy janë të provuar dhe stërprovuar, nuk kanë çfarë të sjellin më. A do i mbajnë premtimet e reja që nuk i kanë mbajtur kaq vite deri tani, nuk e di”.

Kurse për hyrjen e Shqipërisë në BE ai tha se do ndodhë për shkak të faktorëve gjeopolitikë brenda 5 viteve dhe sepse Europa ka plane.

“Përsa i përket asaj që tha zoti Qori (kreu i lëvizjes Bashkë), edhe për pasaportën europiane dhe BE, t’ia themi shqiptarëve siç duhet, Shqipëria do hyjë më shpejt në BE sepse BE po përgatitet për luftë. Mundësisht brenda 5 viteve llogaritet të ketë një konfrontim dhe luftë dhe do i duhen ushtarë. Ku do i gjejë BE këto ushtarë? Kryesisht nëpërmjet anëtarësimit të vendeve të Ballkanit, pra do i gjejë kryesisht në Ballkan. Ndaj po bëhet edhe ky anëtarësim i shpejtë i Shqipërisë në BE”, u shpreh ai.

Ai i bëri edhe një radiografi kulisash e kalendash politike Sali Berishës, duke e sjellë në kohët aktuale, në lidhje me aleancat dhe qasjen me faktorin grek, në kuadrin e sloganit elektoral për ta bërë “Shqipërinë Madhështore”.

“Presidentit Trump flet për përcaktimin e kufijve të rinj me Groenlandën apo Panamanë, flet për zgjerim të SHBA-ve. Kurse PD-ja në Shqipëri dhe Berisha thonë se do bëjë Shqipërinë e Madhe, por vetëm të vogël po e bën. Dha 6 milje te Greqia, PD kërkon Shqipëri të vogël se do të zgjedhë kryeministër një njeri të izoluar nga Britania e Madhe e SHBA, që e ka shpallur non grata. Rrezik që gjysma e planetit të mos na njohë dhe të hyjmë në izolim. Berisha ka bërë aleancë me parti greke. Pra ata ofrojnë një Shqipëri të vogël dhe jo të madhe, sepse premtojnë aleancë me forcat greke. Njëlloj si me Albin Kurtin në Kosovë, nëse do bëjë aleancë me Radioçiçin atje me listën serbe, do bëjë Kosovën e Madhe? Do ishte qesharake, përveçse do deklarohej tradhtar.

A do Shqipëri të Madhe, atëherë çfarë kërkon me partitë greke, nacionalitetin apo elementë grekë që duan Vorio-Epirin. Ke në Vlorë Ardit Bidon në Vlorë si kandidat të PS, kundër elementëve grekë atje që ka marrë PD si aleatë”, përfundoi juristi Spahiu.

Next Post
Filetot me salmonelë, ministrja Denaj: Do çojmë para drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë!

Filetot me salmonelë, ministrja Denaj: Do çojmë para drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In