Sozia i Mr. Bean-it
Ka ngjallur reagime në internet fotografia e një të riu që duket identik në pamje me aktorin e njohur komik Rowan Atkinson.
Postimi i një përdoruesi amerikan është parë mbi dy milion herë në ueb-faqen e shpërndarjes së fotove “Imgur”. Njerëzit shprehen të mahnitur nga ngjashmëria mes djalit dhe aktorit britanik që mori famë të madhe me personazhin e Mr. Bean-it. 60-vjeçari e krijoi karakterin komik ndërsa kryente masterin në inxhinieri elektrike në “King’s College” të Oksfordit.
Redaksia Java News/ f.g









