• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sovranizmi i opozitës dhe MAGA e Donald Trump

by Skënder Minxhozi
27/09/2019 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Presidenti Ilir Meta nuk e fshehu entusiazmin e tij për fjalimin që homologu i tij amerikan Donald Trump mbajti para tre ditësh në OKB. Meta i bëri të qartë ndjekësve të tij në rrjetet sociale, se kishte pëlqyer veçanërisht frazën e Trump “nuk ka demokraci pa sovranitet”. E adhuroj këtë thënie të Presidentit Trump, shkruante Ilir Meta. Një adhurim i cili në fakt ka rrënjë të thella. Jo tek vizioni i Donald Trump për Amerikën, por tek stresi në ngjitje i Metës dhe disa krerëve të tjerë politikë, për atë që mund të ndodhë në Shqipëri, nëse presionet insistuese të ndërkombëtarëve për të ngritur një shtet funksional, për të luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një administratë efikase e një sistem drejtësie që të bëjë drejtësi e jo teatër – do të prodhojnë në të ardhmen e afërt një situatë cilësisht të re në ambjentin shqiptar.

Që kreu ynë i shtetit ka qenë në një kurs përplasjeje me ndërkombëtarët, që u ka bërë atyre gjyqin publik në disa raste gjatë muajve të fundit, ky është tashmë një lajm i vjetër. Në më shumë se një rast, Ilir Meta ka hedhur në publik idenë se Shqipëria ndodhet përballë një komploti të përbashkët mes shqiptarësh e të huajsh, që duan të instalojnë një regjim të bazuar tek korrupsioni, tek kapja e shtetit dhe dominimi i një partie të vetme. E cila, padyshim, sipas tij, është Partia Socialiste.

Vizioni i Metës për rrezikun “ndërkombëtar” që i kanoset Shqipërisë, është një minotaur i habitshëm, me emra e surretër ambasadorësh, të dërguarish specialë të kancelarive, europarlamentarësh, rilindasish shqiptarë me në krye Edi Ramën dhe padyshim të gjithë bashkë të dirigjuar nga hija e rëndë (por edhe qesharake njëherësh) e plakut Soros. Është kjo një bindje që Meta ka nisur ta formësojë sipas modeleve tashmë të njohura të Orbanit dhe Gruevskit, e më gjerësisht, sipas modelit të kontestimit botëror që manjati i financave ka marrë mbi vete pas ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në fakt, ky komplot i formatuar kësisoj, është një fabul që sot e përkrahin pak a shumë, shumë opozitarë të tjerë. Eshtë vizioni i Berishës dhe shumë krerëve të tjerë të opozitës. Meta vetëm sa ka qenë më i detajuar në të shpjeguarit e “makthit” të tij, ndërkohë që Basha kishte dhe ka hallin se ka marrë bursë studimi nga Soros.

Megjithatë kjo formulë shpjegimi e “komplotit ndaj Shqipërisë” do të ishte reduktive dhe e paplotë nëse nuk do të vendosej në një shtrat konktret rrethanash. Meta dhe opozita kanë motive reale, në skepticizmin e tyre ndaj të huajve. Dhe kjo lidhet me dinamikën historikisht problematike të dy partive opozitare PD dhe LSI me ndërkombëtarët, si dhe me të tashmen edhe më problematike.

Përtej sfondit të përhershëm të sherreve që Berisha kurdiste dikur me çdo ambasador amerikan që shkelte në Tiranë, afrimi i reformës në drejtësi krijoi, pas vitit 2014, një disponim edhe më negativ të opozitës ndaj të huajve. Ambasadorë, komisionerë evropianë, europarlamentarë – të gjithë ishin dhe janë shënjestra e sulmeve të Metës, Bashës, Berishës e Kryemadhit (e cila deklaronte në mesjavë se nuk pyeste për Departamentin e shtetit, pasi kishte përkrahjen e fukarenjve të Elbasanit)! Pas vitit 2016, në listë është futur edhe George Soros, si armiku personal i Donald Trump. A nuk thuhet rëndom se armiku i armikut tim, është miku im?!

Sovranizmi i Ilir Metës dhe i opozitës shqiptare e ka bazën pikërisht tek bezdia që i kanë krijuar atyre ndërkombëtarët, me kërkesat e tyre, presionet dhe kritikat në rritje, për ta parë Shqipërinë shtet funksional. Na lini rehat në punën tonë, mos na ngacmoni me reforma e vetingje, ky është mesazhi që filtron qartë në reagimet ndaj të huajve, kërcënimet ndaj të cilëve kanë marrë forma agresive gjatë verës së fundit, kur i vajtën deri tek dera e shtëpive!

Sovranizmi i Metës dhe i opozitës shqiptare nuk ka asnjë lidhje me MAGA-n e Donald Trump. Janë dy botë krejt të ndryshme, dy koncepte krejt të largëta. Vizioni i Trump i ka themelet tek nacionalizmi ekonomik, ksenofobia dhe bezdia shumë e përhapur mes të djathtëve në vendet perëndimore, ndaj emigrantëve dhe përgjithësisht të huajve. Kurse kontestimi i një grushti politikanësh shqiptarë ndaj të huajve ka në bazë të tij hallet e tyre meskine dhe mistrece, që fillojnë e mbarojnë tek drejtësia, vetingu dhe dënimi eventual i zullumeve.

Doni një shembull fare të freskët “ndërhyrjeje”? Merrni kushtet gjermane për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Imagjinoni për një moment sikur nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, të plotësohen të gjitha brenda natës. Si me magji. Ajo që do të kishim si rezultat, do të ishte një repulikë më pak e korruptuar, një shtet me normal, një demokraci më e fortë. Kjo është ndërhyrja e të huajve, që një pjesë e politikës shqiptare e gjuan me gurë dhe pjesa tjetër e duartroket ndoshta edhe formalisht.

Amerikanë dhe evropianë nuk kanë interesa direkte dhe akute në Shqipëri. Jemi më shumë problem sesa zgjidhje për ta. Pa qenë naivë dhe sipërfaqësorë, duhet të njohim faktin e thjeshtë se prej 30 vjetësh po na ftojnë të bëhemi shtet, të ndërtojmë institucione dhe të tejkalojmë interesat dhe hallet tona personale, duke penguar të ardhmen e shqiptarëve. Çeshtja është se kur je në krye të karvanit dhe hallet bëhen shumë të mëdha, e ke të pamundur të shohësh çka përtej. E pastaj nis e shan doktorin, pse të ka dhënë ilaçe të hidhura…

Next Post
“Ping-pong” mes gjykatave, si ia pasojnë çështjet njëra-tjetrës

Reforma në Drejtësi/ Shkrihen 12 gjykata në vend, Këshilli i Europës jep konsulencë për ndryshimet

Comments 3

  1. Laert says:
    6 years ago

    Z. Minxhozi, kete shkrim besoj e ke per kryeministrin!
    Se shqiptaret e kane te qarte kush eshte Meta, problemi qendron tek vullneti i km-se: do e shkarkoje apo po ben pazarin e rradhes?!

    Reply
  2. yzeirajclirim@gimel.com says:
    6 years ago

    Shkrim brilant, respekte zoti Skender Minxhozi.

    Reply
  3. Njeri prej jush says:
    6 years ago

    Asnje vote per ps dhe edi ramen nqs nuk shkarkon Meten, ju bej thirrje te gjitheve edhe per jam nje perkrahes I njohur I ps

    Reply

Leave a Reply to yzeirajclirim@gimel.com Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In