• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sovraniteti” i Sali Berishës për ta përdorur PD si pronë private

by Alfred Peza
10/09/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha e përkufizoi si një akt që shkatërroi sovranitetin e PD. Në momentin që e pa veten për herë të parë jashtë partisë që themeloi dhe e drejtoi për 30 vjet me radhë, ai tha se Lulzim Basha duhej të jepte 10 herë dorëheqjen vetë, të pranonte sanksionet personale dhe izolimin e PD nga perëndimi, por e vetmja gjë që ai nuk duhej të bënte kurrë ishte largimi i Sali Berishës.

“Kemi të bëjmë me sovranitetin. Në qoftë se një force politike ia caktojnë të tjerë deputetët, ajo nuk meriton të ekzistojë. Ajo i duhet tjetërkujt, por vendit jo”,- tha Sali Berisha, menjëherë pas deklarimit publik nga Lulzim Basha, të vendimit të përjashtimit të tij nga PD. A thua se nga Parlamenti i Shqipërisë, nuk janë larguar deri më sot shumë deputetë të prekur nga Ligji “Për Dekriminalizimin”, një pjesë e të cilëve të shpallur si edhe ai “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kaq mjafton për të kuptuar se koncepti i Sali Berishës për “sovranizmin”, nuk ka të bëjë as me përkufizimin që japin fjalorët politikë dhe as me praktikën e “sovereignty”, në marrëdhëniet ndërshtetërore të sistemit ndërkombëtar. Sali Berisha e ngatërron me dashje të plotë, sipas mënyrës së tij djallëzore, “sovranitetin” me lirinë e vendimit. Duke ia ndryshuar në këtë mënyrë vendin të drejtës së vendimarrjes “sovrane”, me atë të pronësisë private, ku i zoti është i pa kufizuar nga asgjë që të bëjë çtë dojë me të.

Sovranizmi i Sali Berishës e mendon PD pa Lulzim Bashën, por kurrën e kurrës pa atë vetë si pjesë të saj. Për Sali Berishën, PD duhet të hyjë edhe në luftë me SHBA, por as që duhet ti shkojë në mendje që ta prekë atë. Për Sali Berishën PD le të bëhet izolacioniste, si dikur partia e Enver Hoxhës, mjafton që këtë ta shesi si “sovranizëm”. Për Sali Berishën PD duhet të bëjë çdo çmenduri dhe duhet të paguajë çdo çmim, por interesi personal i Sali Berishës, nuk duhet vënë kurrë në diskutim.

Çështja e Sali Berishës është fare e thjeshtë. Ai akuzohet nga aleati strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Ky ështe ai momenti kur gjithkush që është pjesë e politikës, bën aktin e tij, për ta pastruar veten nga akuzat. Duke qenë një hall personal, një çështje personale, me akuza personale, çdokush duhet të largohet nga Parlamenti derisa të mari pafajësinë ose dënimin përmes një procesi të drejtë e të paanshëm jashtë “imunitetit” politik.

Atë që ka kërkuar për gjithkënd, Sali Berisha nuk po pranon të aplikohet edhe ndaj tij, tani që i erdhi radha. Duke mos patur as guximin, as moralin, as të drejtën me vete për tu përballur me të vërtetën e tij, Sali Berisha po bën çdo akrobaci të mundshme për ti ikur asaj si “djalli temjanit”. Herë përmes dredhive, herë përmes gënjeshtrave, herë përmes kërcënimeve, herë përmes demagogjisë, herë përmes propogandës, herë përmes miteve të rreme dhe herë herë përmes fshehjes pas interesit kombëtar.

Sali Berisha po përdor mandatin e deputetit, si një maskë për tu fshehur si gjithë fajtorët frikacakë të kësaj bote, brenda një bunkeri. Ku i fundit e më i sigurti për të, mbetet bunkeri i politikës. Bunkeri i Grupit Parlamentar. Bunkeri i PD. Bunkeri i “Opozitës së Bashkuar”. Bunkeri i militantëve qorra e fanatikë. Bunkeri i jeniçerëve të pushtetit të abuzuar prej tij. Ata po sokëllijnë bashkë me të, jo duke kërkuar mundësinë për tu mbrojtur nga akuzat, por lirinë për ti ikur me çdo çmim asaj.

Ndaj tani nuk flasin më sesa i pastër është Sali Berisha. Sesa i pafajshëm është “lideri historik”. Sesa engjëll është ish Kryetari i partisë së tyre. Sesa kot i kanë rënë në qafë familjarëve e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë politikë, që akuzohen nga SHBA. Jo. Tani nuk po flitet më për prova. Për fakte. Për dokumente. Tani po flitet vetëm për tradhëti. Për shitje e blerje. Për pakte të fshehta. Për pazare. Për marrëveshje. Për mosmirënjohje. Për frikacakë. Për langaraqë. Për hipokritë. Për servilë.

Ky është fundi pa lavdi i një lideri, që e nisi rrugën e politikës tri dekada më parë për të hyrë në histori me triumfalizëm, për të përfunduar duke ecur zvarrë e duke u mbajtur me thonj në kangjellat që ndajën SHQUP-in nga godina e Parlamentit.

Sali Berisha që mburret se na liberalizoi vizat, se firmosi marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE dhe na anëtarësoi në NATO, ka nisur të shqetësohet për “sovranitetin” e Shqipërisë. A e dini pse? Sepse po e kërkon sovranitetin për vete, që ta përdorë PD jo si pasuri të sistemit politik të vendit, por si një pronë private. Edhe habitet pastaj, se përse SHBA, e ka akuzuar si minues të demokracisë!

Next Post
Pas 2 vitesh në Kuvend, por a janë vaksinuar deputetët e opozitës? Flasin Duma, Mediu, Pampuri dhe Shehi

Pas 2 vitesh në Kuvend, por a janë vaksinuar deputetët e opozitës? Flasin Duma, Mediu, Pampuri dhe Shehi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com