• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot zhvillohet “Maratona Fan Run” në Tiranë. Ja rrugët që do bllokohen

by E S
18/10/2025 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e shtetit bëri publike planin e masave që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban brenda kryeqytetit.

Eventi më i madh sportiv do të zhvillohet të dielën më 19 tetor dhe do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit.

Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona Fan Run”, të organizuar nga Bashkia Tiranë, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në krah me instalacionin “Reja”, në datën 18.10.2025 nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.

Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë Kristal Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe I/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri” “Myslym Shyri” “Ibrahim Rugova” bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar – Yzberisht – Qendër” devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora” – rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” -rruga “Fortuzi” – ruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardin “Zogu I”- rruga “Fortuzi” – rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” – rrugën “Ismail Qemali” – bulevardin “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – bulevardi “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – Rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” rruga “Mine Peza” – Unazë – rruga “5 Maji”.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e ““Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOВ).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

1.3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Next Post
“Ia la mikut të tij shqiptar % më të madhe të testamentit”/ Mbesa e pronarit grek: Daja i frikësohej nipit të tij

“Ia la mikut të tij shqiptar % më të madhe të testamentit"/ Mbesa e pronarit grek: Daja i frikësohej nipit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In