Parlamenti gjerman nesër do ta zgjedh Presidentin e vendit, ku kandidat kryesor është ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, i cili e ka mbështetjen e koalicionit të gjerë, të kryesuar nga kancelarja Angela Merkel.
Steinmeier është njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të Presidentit amerikan, Donald Trump.
Presidenti gjerman ka fuqi të vogël ekzekutiv, por konsiderohet si një autoritet i rëndësishëm moral. (b.an)