• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot votohet statuti i ri i PD, kritikët: Basha po i mban të fshehta ndryshimet

by A R
20/04/2018 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i besuar, po djegin, ndoshta mundësinë e fundit, për një bashkim të partisë dhe pajtim me linjën anti-Basha, para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, i quajtur ndryshe kushtetuta e partisë, duke se do të thellojë më tej hendekun mes linjës së kryetarit dhe grupit anti-Basha, përfaqësuar nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode etj. Kreu i PD, Lulzim Basha dhe grupi i punës i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli dhe Gent Malko do të hedhin sot në votim në Këshillin Kombëtar paketën me ndryshime në statutin e PD, pa u konsultuar me shumicën deputetëve dhe sidomos linjën anti-Basha. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, për prezantimin dhe votimin e ndryshimeve në statut, shumica e deputetëve nuk ishin njohur me ndryshimet e përgatitura.

Disa deputetë të PD thanë se nuk ishin njohur për ndryshimet, por vetëm ishin njoftuar për të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për votimin e statutit të ri. Po ashtu, në një lidhje telefonike për Report Tv, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri denoncoi mbajtjen të fshehtë të draftstatutit nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sipas Kullurit, PD ka njoftuar se do prezantojë dokumentin paraditen e të premtes, pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Ai thekson se kjo bëhet me qëllim pamundësimin e kundërshtimit të ndryshimeve statutore, të cilat pas prezantimit në Këshillin Kombëtar do i kalojnë Kuvendit në mbledhjen e 27-28 prillit. “Na u tha se nesër paradite do na prezantohet draftstatuti i PD. Do njoftohemi me shkrim. Një akt jo normal. Pra, Këshilli Kombëtar njoftohet vetëm 6 orë para mbledhjes, duke mos na lënë kohën e duhur për të shqyrtuar ndryshimet në të. Kuvendi Kombëtar është gjysmak, i paplotë, sepse nuk mund të zgjedhë organet e reja. Është një akt i nxituar i z. Basha”, tha Kulluri.

Dy çështjet e nxehta

Dy janë çështjet që konsiderohen të nxehta sa i takon paketës me ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike. Çështja e parë lidhet me fatin e kryetarit të partisë kur humbet zgjedhjet. Linja anti-Basha kërkon që të parashikohet në statut dorëheqja e kryetarit dhe ndalimi për të rikandiduar kur humbet zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Mbetet për t’u parë se si është reflektuar kjo kërkesë në pakën me ndryshime, përgatitur nga grupi i punës. Çështja e dytë ka të bëjë me mekanizmit për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet. Ka një ide që kandidatët të zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, por nuk dihet nëse është reflektuar konkretisht paketën e ndryshimeve.

Propozimet e gardës së vjetër

E ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike, vitin e kaluar shpalli disa kushte për të vendosur paqen në PD. Kushtet u firmosën nga një grup prej 63 nismëtarësh të platformës për ringritjen e PD. Grupi nismëtar kishte firmosur 17 kushte, ku kryesori kishte të bënte më një kërkesë të grupit nismëtar për kufizimin e mandateve të kryetarit të partisë, deri në dy ose tre mandate si dhe për përcaktimin në statut të dorëheqjes së kryetarit në rast humbjeje. Grupi prej 63 nismëtarësh, ku përfshihen Patozi, Bode, Imami, Bregu etj., kanë kërkuar gjithashtu kufizimin e kompetencave të kryetarit dhe kalimi i tyre në duart e forumeve të larta të partisë. Ata kanë kërkuar ndalimin dhe përcaktimin e masave për shkeljen e çdo neni të statutit të PD, respektimi u simboleve të PD, respektimin e kontributeve në PD në vite, ftesë e demokratëve të larguar që nga viti ’91 e deri më sot për t’u bashkuar etj. Ata kanë kërkuar gjithashtu ngritjen e një grupi pune, me përfaqësim të balancuar, për analizën e humbjes së zgjedhjeve, duke nisur që nga marrëveshja e 18 majit, hartimi i listave për deputetë, strategjia e fushatës, shkeljet e statutit etj./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Në 2017-ën ra ndjeshëm numri i divorceve, por edhe martesat në rënie

Në 2017-ën ra ndjeshëm numri i divorceve, por edhe martesat në rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In