Ditën e sotme në 13:00 parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, në emër të mazhorancës Bledi Çuçi ka shpjeguar se Partia Socialiste e ka vendosur prioritet luftën kundër korrupsionit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Por argumentet e socialistëve nuk kanë bindur kryetaren e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku,n e vetmja demokrate në mbledhje e cila ka abstenuar.
“Kur duan të luftojnë korrupsionin, pse kalon një javë më parë një ligj klientelist”, tha Tabaku.
Burime pranë Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha sqarojnë se ata do të votojnë kundër rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, pasi detyra e opozitës nuk është të japë këshilla për mirëqeverisjen për një mazhorancë që ata besojnë se e ka qeverisur keq vendin.
Sipas opozitës, korrupsioni po shkatërron Shqipërinë dhe nuk luftohet me rezoluta e komisione të përbashkëta.
Por nëse opozita e ka vendosur të votojë kundër rezolutës; ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do të bëhen apo jo pjesë e komisionit e posaçëm që do të ngrihet për të rishikuar ligjet në luftën kundër korrupsionit, por edhe ligjet e reformës në drejtësi. Çështja e komisionit mbetet ende pjesë e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës në parlament.
Pak javë më parë kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar socialist lajmëroi se mazhoranca ka vendosur si prioritet luftën kundër korrupsionit. Për këtë qëllim parlamenti do të miratojë një rezolutë e më pas një komisioni i posaçëm parlamentar do të rishikojë të gjithë kuadrin ligjor që lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen; kur përfshihet edhe reforma në drejtësi.
/a.r
Bravo,per kete raste jane per tu falenderuar shoket e monsters se vicidolit,po te jete e vertete se nuke do ta votojne fadhsitetin e k/hajdutit,gjoja luften kunder korrupsionit.