• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot votohet në Parlament “Amnistia Penale”, cilat janë kategoritë që përfitojnë

by A R
04/04/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët dhe demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do të bashkojnë sot votat për të miratuar amnistinë penale, nga e cila përfitojnë rreth 600 qytetarë që janë në ndjekje penale ose ndodhen në burg.

Por ky konsensus mes dy grupeve kryesore parlamentare është denoncuar si pazar nga Lulzim Basha dhe deputetet që e mbështesin, sipas të cilëve nga projektligji përfitojnë edhe zyrtarët e dënuar për korrupsion.

“Është e qartë që ky Pazar i ulët, është një pazar anti-drejtësi, është një pazar anti-SPAK/ Përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi protestuesit kundër korrupsionit”,  tha Basha

Por socialistët dhe demokratët hodhën poshtë akuzat dhe Gazment Bardhi shpjegoi se nga kjo amnisti nuk falet asnjë zyrtar i korruptuar.

“Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë. Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozitar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia”,  tha ministri Manja.

“Asnjë subjekt i posaçëm në ndjekje penale nga SPAK apo i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia. Me amendamentin tonë dhe analizën e ekspertëve asnjë person zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion, tendera, nuk përfiton nga amnistia”,  tha Bardhi.

Konsensusi mes socialistëve e demokratëve u arrit pasi mazhoranca pranoi faljen e të gjithë protestuesve të opozitës nga viti 2018 deri në 31 marsin e këtij viti, duke përfshirë ata që akuzohen për përdorim të molotovëve, për shkatërrim prone apo kundërshtim të forcave të policisë me përjashtim të rasteve kur pasojat nuk kanë qenë të renda. Gjithashtu falen edhe ata demokratë që duke zbatuar urdhrin e Lulzim Bashës në vitin 2019 tentuan të bllokojnë zgjedhjet lokale. Nëraport me personat e dënuar nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit falet një kategori qytetarësh, por jo zyrtarët e lartë që po hetohen apo janë dënuar për korrupsion, as personat që janë në hetim apo janë dënuar si pjesë e grupeve kriminale.

Nga kjo amnisti lirohen nga burgu të miturit, gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç; pushohet ndjekja penale për të gjithë personat që kanë kryer vepra të lehta e që dënohen deri në 2 vite burg.

Por nga kjo amnisti nuk përfiton asnjë deputet apo ish-deputet, ministër apo ish-ministër e asnjë funksionar i lartë. Gjithashtu nuk përfitojnë ata që kanë kryer vepra të rënda penale.

KUSH PËRFITON NGA AMNISTIA

  1. Të dënuar burra, me burgim deri në 3 vjet dhe persona të dënuar me mbi 3 vjet, por që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
  2. Të dënuara gra, me burgim deri në 4 vjet dhe gra që janë dënuar mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet.
  3. Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë mbi 50 vjeç.
  4. Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë mbi 60 vjeç.
  5. Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë nën 18 vjeç.
  6. Pushohet  ndjekja penale për të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, për veprat penale të kryera deri në datën 31.03.2024, për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet.
  7. Personat e dënuar për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024.
  8. Përjashtohen nga ndjekja penale, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024.
  9. Personat e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për:
  10. a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e;

/a.r

Next Post
Arrestohet shqiptari që qëlloi me breshëri plumbash tre të rinj në Greqi

Arrestohet shqiptari që qëlloi me breshëri plumbash tre të rinj në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In