Qeveria e Kosovës do të mblidhet dhe projektligji për demarkacionin do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.
“Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta procedojë për në Kuvend marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndërsa, analistët politik paralajmërojnë tensionim të situatës duke parë qëndrimin e opozitës dhe veprimet e tyre në të kaluarën për ta parandaluar ratifikimin e demarkacionit, përgatiti Blic. (b.an)