• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sot vendosen çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Flet ministrja

by A R
05/04/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se bordi i ushqimeve ka caktuar disa kategori ushqimesh dhe sot do të dalin me çmimet e referencës për millin, orizin, vajin dhe sheqerin. Sipas ministres së Financave, Bordi do të marrë një vendim për çmimet e këtyre 4 produkteve dhe në treg nuk do të shiten me çmim më të lartë nga ai që vendos bordi.

‘Ne mbledhjet e para kemi përcaktuar formulën për të caktuar marzhet e fitimit. Bordi i ushqimeve ka disa kategori ushqimesh, dhe për të njëjtin mall ka disa marka. Kemi hasur vështirësi në caktimin e marzhit të fitimit. Në mbledhjen e datës 1 prill bordi vendosi që të mabjë në monitorim katër produket kryesore, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Do dalim me çmime referencë, për këto produkte. Çmimet do të dalin sot. Do të perdorim të njëjtën metodologji edhe për inputeve bujqësore. Garanci sovrane për importuesit e inputeve të bujqësisë. Çmimet referencë për 4 produktet ushqimore do të publikohen sot.’- tha ministrja e Financave.

Ibrahimaj u shpreh se shifrat e të punësuarve në sektorin privat janë ritur me 1% në raport me llogaritjet e bëra në muajin dhjetor të vitit të shkuar.

“Nëse do tu referohemi shifrave paraprake të punësimit deri në muajin mars kemi patur një ecuri të kënaqshme të tregut të punës. Presim që shifrat u punësimit të vijojnë me ritmet e dy viteve të fundit. Biznesi i madh ka një total prej 554 306 të punësuarish ose 1% më shumë se të dhënat e dhjetorit. Shpërndarja e të punësuarve është në sektorin e shërbimeve me 52% të të punësuarvem, i ndjekur nga sektori i prodhimit dhe turizmi”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj deklaroi se qeveria ka ndërprerë një pjesë të investimeve publike dhe shpenzimeve operacionale për të krijuar një hapësirë për paketën e rezistencës sociale për shkak të rritjes së çmimeve.

“Në vitin 2021 rritja ekonomike rezultoi 8.54%. Kjo rritje ishte e shpërndarë në të gjithë sektorët ekonomikë veçanërisht në atë të ndërtimit. Edhe turizmi ka pasur një kontribut të madhl. Rritja ka ardhur si nga treguesit e konsumit të popullatës dhe nga formimi bruto i kapitalit fiks. Duke u ndalur te administrimi fiskal reforma e fiskalizimit ka filluar ecurinë e saj pozitive. Sa i përket shifrave të biznesit të vogël mbi 80% kanë filluar procesin e fiskalizimit. Në përfundim të 6-mujorit të parë të këtij viti do përfundojë procesi i fiskalizimit për të gjitha subjektet. Biznesi i madh ka një total prej 554 mijë të punësuar, ose 1% më shumë se të dhënat e vitit të kaluar. Ka pasur rritje të kredidhënies dhe përmuajin shkurt. Kredi dhënia ka qenë e shpërndarë në sektoret ekonomisë. Sa i përket aktivitetit të bizneseve fundi i vitit 2021 regjistroi një rritje të regjistrimit të bizneseve. Në Mars kemi rritje më shumë regjistrime se çregjistrime. Na ka shqetësuar më shumë ecuria e inflacionit. Duke qenë se ka pasur rritje ekonomike të përshpejtuar kërkesa ka bërë që çmimet të rriten ndërsa oferta ka qenë më e munguar. Në Shqipëri çmimet kanë qenë më të kontrolluara. Shifrat më shqetësuese ka qenë rritja e inflacionit për ushqimet dhe pijet alkoolike. Presim që inflacioni të pësojë rritje në muajit në vijim. Në fillim të vitit të presim 4% rritje ndërsa tani presim deri në 3%. Kemi shkurtuar një pjesë të investimeve publike dhe shpenzimeve operacionale për të krijuar hapësirë për paketën e rezistencës sociale”, deklaroi Ibrahimaj.

/a.r

Next Post
VIDEO / Rusia mohon gjenocidin në Bucha, por ja momenti kur tanku rus qëllon një… çiklist!

VIDEO / Rusia mohon gjenocidin në Bucha, por ja momenti kur tanku rus qëllon një... çiklist!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta hibride dhe sabotimet e rrjetit energjetik, Gjermania në alarm! Forcat speciale sulmojnë kamionin e një ekstremisti të dyshuar

Lufta hibride dhe sabotimet e rrjetit energjetik, Gjermania në alarm! Forcat speciale sulmojnë kamionin e një ekstremisti të dyshuar

September 4, 2026
Vatër e rrezikshme zjarri edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët ‘përpijnë’ zonën pyjore dhe i drejtohen banesave të fshatit!

Vatër e rrezikshme zjarri edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët ‘përpijnë’ zonën pyjore dhe i drejtohen banesave të fshatit!

September 4, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Lufta e futbollit, UEFA e kërcënoi me kallëzim penal dhe kërkoi “kokën” e Infantinos, FIFA reagon ashpër: Fushatë shpifjesh!

September 4, 2026
Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

September 4, 2026
Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

September 4, 2026
Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim -

Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore

September 4, 2026
Talenti shqiptar i Bayernit merr vendimin, do të luajë për kombëtaren e Kosovës!

Talenti shqiptar i Bayernit merr vendimin, do të luajë për kombëtaren e Kosovës!

September 4, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Pa kamera dhe pa tesera partie”- Nis “Besa”, Rama: Dëgjesë individuale e hallit dhe ankesës, askush nuk do mbetet pa marrë përgjigjen që i takon

September 4, 2026
Situatë alarmante me flakët në Fier, banorët nisin evakuimin! Flet kreu i Emergjencave Civile, Çako: Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme!

Situatë alarmante me flakët në Fier, banorët nisin evakuimin! Flet kreu i Emergjencave Civile, Çako: Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme!

September 4, 2026
Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com