• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot vendimi për Radovan Karaxhiç, kriminelin e luftës që shkruante poezi

by Java News
20/03/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuajse saktësisht tri vjet më parë gjykatësit e Tribunalit të Hagës për Krime lufte e dënuan serbin nga Bosnja, Radovan Karaxhiç me 40 vjet burg. Të mërkurën (20.03) Tribunali jep verdiktin përfundimtar pas apelimit.

Një burrë me shumë anë: psikiatër, poet dhe në vitet 1990 politikan i fuqishëm. Për shumë në Bosnjë-Hercegovinë ai është thjesht kriminel lufte – një rast për psikiatri. Radovan Karaxhiçin e bëjnë përgjegjës për krimet më të tmerrshme të luftës, që u kryen në Bosnjë-Hercegovinë në luftën gati katërvjeçare (1992-1996). Karaxhiçi, ndërkohë 73 vjeç, sipas akuzës mban si ish-udhëheqës i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë përgjegjësi për gjenocidin ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Bosnjës Lindore Srebrenicë. Veç kësaj atë e akuzojnë për krime kundër njerëzimit. Konkretisht: dëbim, vrasje me paramendim dhe tortura. Bëhet fjalë edhe për shkeljen e së drejtës së luftës në rastin e rrethimit të Sarajevës.

Radovan Karaxhiçi lindi në një fshat malazez në vitin 1945. Prej moshës 15 vjeçare ai jetoi në qytetin multikulturor atëherë të Sarajevës në Bosnjë-Hercegovinë. Por ai vjen nga një familje, e cila kishte në radhët e saj edhe çetnikë. Çetnikët janë ekstremistë nacionalistë serbë, të cilët angazhohen për Serbinë e madhe dhe që në Luftën e Dytë Botërore u mundën nga partizanët e Titos.

“Mendja luftarake e serbëve”
Pasi u shpërngul nga malet malazeze në Sarajevën e gjallë, ku përfundoi shkollën, ai studioi mjekësi. Për kualifikim të tjera ai madje kaloi një vit në Columbia State University në New York dhe hapi pas kësaj një klinikë private psikoterapie në Pale, në afërsi të Sarajevës. Emri i tij njihej që më parë si poet. Por “se si nga ky personalitet, i cili kishte kaq shumë anë, u bë më vonë një politikan, i cili mbronte pa dyshim një drejtim nacionalist, ky është një fenomen”, shprehet eksperti për Ballkanin, Franz-Lothar Altmann. Tendencat e tij nacionaliste dalloheshin që në poezitë e tij, sepse që atje ai fliste për “mendjen luftarake të serbëve”, thotë Altmann. “Pastaj ai njohu Dobrica Cosiç, i cili qe romancier nacionalist dhe u ndikua prej tij.”

Jo vetëm Dobrica Cosiç e ndikoi botëkuptimin e Karaxhiçit. Ai njohu edhe Sllobodan Milosheviçin, ish-Presidentin e Serbisë, i cili vdiq megjithatë në vitin 2006, pa u shqiptuar vendimi gjyqësor nga Tribunali i Hagës. Në vitet 1980, Karaxhiçi njohu në burg Momcilo Krajisnikun, një mik të mëvonshëm të politikës, të cilin e dënuan në Hagë me 20 vjet për krime lufte. Karaxhiçi ndenji 11 muaj në paraburgim, për shkak të gjoja shpërdorimit të parave. Pasi partia e tij Partia Demokratike Serbe (SDS) erdhi në pushtet atë e shpallën të pafajshëm dhe Karaxhiçi u bë President.

Myslimani si “armik”
Në kohën që ishte politikan, Karaxhiçi zhvilloi gjithnjë e më shumë konceptin e myslimanëve si armiq. “Kjo me sa duket ishte një përcjellje e konceptit të armikut që ekzistonte më parë për osmanët”, thotë Altmann. “Myslimanët, myslimanët boshnjakë janë për të në njëfarë mënyrë pasardhës të osmanëve, kundër të cilëve serbët, populli serb, u mbrojt dhe luftoi shumë gjatë.”

Boshnjakët dhe kroatët votuan në 1 mars 1992 në një referendum për një Bosnjë-Hercegovinë të pavarur. Serbët e bojkotuan votimin. Një muaj më vonë nisi lufta. Më parë në zonat e banuara serbe qe shpallur Republika Serbe, e cila më vonë mori emrin Republika Srpska dhe president i parë i së cilës qe Karaxhiçi. Në vitet që pasuan u vranë rreth 100.000 vetë, pati përdhunime masive dhe sistematike, qindra-mijëra vetë u dëbuan – në të gjitha palët. Dhe ndodhi gjenocidi në Srebrenicë, ku u masakruan rreth 8000 djem dhe burra myslimanë. Për kryerjen e masakrës në Hagë iu bë procesi kryekomandantit Ratko Mladic.

Të fshehur në Serbi
Mladiçi dhe Karaxhiçi jetuan për shumë vjet më pas të fshehur në Serbi. Karaxhiçi mori një identitet të ri me emrin Dragan Dabiç, ndryshoi edhe pamjen me mjekër dhe flokë të gjata. Pas presionit të konsiderushëm nga BE, pas 12 vjetësh Karaxhiçin e arrestuan në kryeqytetin serb Beograd. Gati tri vjet më vonë u arrestua Ratko Mladiç.

Në 24 mars 2016, Tribunali i Hagës shqiptoi vendimin kundër Karaxhiçit: 40 vjet burg. Ndër të tjera për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe rrethim të Sarajevës. Në 20 mars 2019 jepet verdikti përfundimtar./DW

/g.kosovari

Next Post
Haradinaj: S’ka më të paprekshëm

Haradinaj: S’ka më të paprekshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

August 11, 2026
Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com