• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Ukraina nuk është gjë tjetër veçse viktima e përplasjes së fuqive të mëdha

by A R
14/03/2022 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Perlat Kapisyzi

Shtetet  e Bashkuara të Amerikës. Emërtim,  ndonëse jo shumë i gjatë në të shkruar , përfshin, nënkupton përfaqëson 50 shtete të cilët duke funksionuar sa të pavarur aq dhe në koherencë me njëri tjetrin përbëjnë “sekretin” e fuqisë ekonomike ushtarake të SHBA.

Bashkimi Europian një bashkim ekonomik dhe politik i  krijuar që prej vitit 1993 dukej si një zbatim në Europë i eksperiencës amerikane pse jo edhe si një përballje ekonomike dhe politike ndaj SHBA dhe ekspansionit të shteteve aziatike.Të bashkuar tashmë shtetet europiane kuptuan që do të kishin më shumë frymëmarje dhe forcë për të shtrirë ndikimin e tyre ekonomik dhe politik dhe më shumë mbrojtje në përballjet me ekonomitë e tjera botërore. . Shkëputja e Anglisë nga BE ishte një tentativë për të shkërmoqur BE e cila si një strukturë e përbërë ekonomike politike paraqet “ shtete e bashkuara te europës” të cilët trashëgojnë pjesët më të çmuara të historisë botërore dhe përballen suksesshëm me ekonomitë e tjera .

Shtetet e bashkuara të europës mësuan shumë nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, shpërbërje e cila dobësoj pozitat politike dhe ekonomike të Rusisë e cila ngeli e vetmuar dhe izoluar.

Në vitin 1949 u krijua Aleanca e Atlantikut Verior si një kundërvënje ndaj rezikut të Bashkimit Sovjetik i cili në vitin 1955 krioi “Traktatin e Varshavës” ç’ka përbënte një aleancë ushtarake e vendeve komuniste ndaj aleancës ushtarake të vendeve kapitaliste.

Ndryshimi gjeopolitik që pasoj shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik u pasua jo vetëm nga shkërmoqja e Traktatit të Varshavës” por edhe  nga shtrirja e Alancës Atlantike edhe në ish vendet e Bashkimit Sovjetik cka i tregoi Rusisë që jo vetëm po të veçojmë politikisht dhe ekonomikisht por po të izolojmë dhe afrohemi pranë kufijve të tua edhe ushtarakisht.

Ndonëse të varur shumë nga ekonomia ruse, BE nën presionin e SHBA heshte ndaj ngutjes për tu afruar sa më shumë pranë kufijve të Rusisë.

Ndërkohë që prodhimi dhe konsumi po bëhet gjithnjë e më shumë kozmopolit,çka është edhe arsyeja kryesore e luftrave, ndërkohë që NATO është shtrirë gjithnjë e më afër kufijve të Rusisë, Rusia ka kohë që ka ndjerë “ nxehtësinë” e zjarit që ka ndezur SHBA, galvanizimi i së cilës shtohej akoma më shumë nga ritmi stonues i zhvillimit ekonomik të Rusisë në krahasim me vëndet e tjera, nga nostalgjia për Bashkimin Sovjetik dhe pendesa për shpërbërjen e tij.

Duke mos i lënë shteg,  as virtual,  ku Rusia të mendoj se mund ta përdor për tu rimëkëmbur ekonomikisht dhe gjetur qetësinë e prishur nga “ shtrëngimi “ ushtarak i NATOs , Rusia përdori “ kartën” e fundit- forcën ushtarake. Pushtimi i Krimesë dhe sulmi ndaj Ukrainës nuk është një sulm ndaj këtyre vendeve thjesht për nostalgjinë apo ëndrën për tu bërë Bashkimi Sovjetik por është “ shtegu” që gjeti ariu rus për tju shmangur qoshes në të cilën po përpiqeshin ta izolonin. Jo pak dipllomat perëndimor e konsiderojnë këtë luftë të Putinit si përpjekje për të

rikrijuar bashkimin e ish republikave sovjetike. Më shumë se një argument ky interpretim është edhe një justifikim për bashkëfajsinë e tyre në këtë gjakderdhje.

Të ndodhur “bashkëvuajtës” ndaj përpjekjeve për ti futur në “ rue de sac” Rusia dhe Kina duket se në heshtje kanë bërë aleancë jo shumë nga dashuria për njëri tjetrin por se e kanë kuptuar që të vetëm e kanë të veshtirë të përballen me SHBA e cila ka mundur të “fusi në resht” edhe shumë shtete të BE.

Sot Ukraina nuk është gjë tjetër veçse viktima e përplasjes së fuqive të mëdha të cilat kanë në dorë me një të lëvizur të “ shkopit magjik” të ndalojnë gjakëderdhjen  e popullit ukrainas. Sanksionet ekonomike nuk bëjnë gjë tjetër vecse shtojnë plagët dhe dhimbjet e ariut rus duke e bërë atë më të egër, më të rezikshëm, më të paparashikueshëm dhe më këmbëngulës për të gjetur” shtegun”. “Shkopinjtë” e Zelinskit ariu rus po i thyen një nga një, indiferent për gjakëderdhjen, me sytë drejt “shtegut”.

Next Post
Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Lulzim Basha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD

Basha: Qeveria bën sikur ndihmon qytetarët, por po programon më shumë taksa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In