Sali Berisha ka folur për herë të dytë para mediave para Kuvendit, por një qytetare i ka prishur deklaratën.
Ajo e ka akuzuar Berishën se diktatura s’ka nisur sot, por që në 2008.
“Cfare qëndrese është kjo? Kemi halle, na del në TV vec ti dhe Edi Rama gjithë ditën. Ju firmosët në vitin 2008 marrëveshjen me Ramën e sot thoni diktatura” – tha qytetarja teksa Berisha iu përgjigj prerë:
“Unë mendova mos kishit ndonjë hall familjar, po për këto ik futu në ndonjë parti dhe flit” – tha Berisha.
Në përfundim kreu i Rithemelimit e ka qetësuar duke ithënë se e pret në zyrën e tij.
/a.r











