• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot thotë Kariqët – Kur Berisha fliste për “Klanin e Zemunit”, që e bëri aleat të ngushtë!

by Ylli Pata
15/11/2022 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka një kaos qëndrimsh dhe konceptesh të qarqeve opozitare mbi projektin e madh të Durrësit, i cili njihet me emrin e sipërmarrësit të famshëm nga Emiratet e Bashkuara, Muhamed Alabar.

Vetën në orët e fundit edhe brenda foltores nuk ka një emërues të përbashkët në qëndrim. Njëherë thotë Rama me familjen e tij, njëherë me Bashën, deputeti Agron Shehaj e vulos se është investim i familjes së Muhamed Alabarit, kur ky i fundit i ka dalë zot investimit dhe projektit.

Ndërkaq, PD zyrtare e Alibeajt është më e fokusuar, pasi është marrë me anën ligjore dhe kontraktuale.

Në fakt që opozita të kontestojë një investim madhor në vnd, edhe mund të ndodhë, edhe pse mirë është që kur bëhet fjalë për zhvillime ekonomike të rëndësishme, duhet të ketë qëendrime të moderuara siç ndodh në vende të ndryshme të botës. Ose në Ballkanin tonë.

Përshembull, Muhamed Alabar, ka ndërtuar një marinë në një vend ballkanik që nuk ka dalje në det. Bëhet fjalë për Serbinë, ku në brigjet e lumit Sava në Beogradin e ri, Emar Group ka ndërtuar Waterfront, një zonë urbane moderne dhe komplekse, çka është kthyer në një fuqi ekonomike për investitorët.

Ndërkaq, në Mal të Zi, është ndërtuar një vepër e ngjashme si kjo në Durrës, e quajtura Porto Montenegro në Tivat, e cila është zhvilluar dhe pronë e miliarderit hungaro-kanadez Peter Munk.

Si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi, askush nuk i ka kontestuar këto vepra, edhe pse atje, si në Shqipëri politika është e ndarë dhe me polarizim të madh. Por në debatin publik në këtë rast ka prevaluar logjika e ftohtë e përfitimit afatgjatë për publikun.

Tek ne nuk është ndonjë gjë e re sulmi ndaj investitorëve, qofshin këto edhe shtete, thjesht për arsye politike momentale. Kështu ndodhi në 2003-n nga Sali Berisha kundër kompanisë franceze Club Med që po kërkonte të investonte në Kakome.

Gjigandi francez u sulmua egërsisht dhe iku nga sytë këmbët, ndërkohë partneri i tij shqiptar u dëmtua shumë, edhe pse ka qenë dhe është një operator me përvojë në turizëm.

Pra logjika e sulmit ndaj çdo invstitori m peshë që afrohet kur Sali Berisha nuk është në pushtet, nuk është gjë e re, e sulmi vijon aq fort sa pala tjetër të kërkojë negociata. Siç ndodhi me turqit Çalikut, që njëherë u rrëzua kontrata e shitjes së Albtelekomit e më pas u miratua.

Por kurioze është përdorja nga Berisha i emrave “piktoreskë” nga bota serbe për opinionin publik shqiptar. Sot ka nxjerrë në shesh emrat e vëllezërve Kariq, dy biznesmenë shumë të fuqishëm serbë, si pronarë të investimit në Durrës, edhe pse asnjë e dhënë.

Bogoljub e Dragomir Kariq janë dy serbë të lindur në Pejë që u kthyen në dy prej biznesmenëve më të fuqishëm në Ballkan, ku përveç Serbisë, Kosovës e Malit të Zi, kanë biznese deri edhe në Bjellorusi.

Gjithsesi, disa vite më parë, Berisha akuzonte një politikan shqiptar, i cili në atë kohë ishte deputet dhe ministër i Partisë Socialiste, përkatësisht Agron Dukën dhe vëllain e tij, Armando Dukën, se janë pjesë e “Klanit të Zemunit”.

Një klan mafioz dhe kriminal që u emërtua pasi bizneset i kishte në Zemun, një qytetezë pranë Beogradit, në breg të lumit Danub.

Kaluan vitet, e “Dukët e krimit” janë jo vetëm aleatë të ngushtë të tij, por edhe pjesë e enturazhit mediatik e lobist. Gjithçka u harrua, siç tha në ceremoninë e firmosjes së “paktit historik” me Ilir Metën se e kanë sharë njëri tjetrin për arsye politike…

Next Post
Horoskopi për nesër nga Paolo Fox, e enjte 29 shtator 2022

Horoskopi i Paolo Fox, e mërkurë 16 nëntor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In