• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot thonë dokrra në Kuvend”- Spaho: PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, Berisha votoi pro edhe ngritjen e komisionit të Dick Marty

by A. Q
18/09/2026 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka rrëzuar pretendimet e Sali Berishës, i cili ka deklaruar se kanë qenë kundër ngritjes së Gjykatë Spaciale në Kosovë.

Spaho, në një postim në rrjetet sociale, thotë se “Berisha, dhe ne që ishim pas tij”, kanë qenë nga të parët që “kanë mbështetur krijimin e Tribunalit të Hagës, duke filluar nga vitet 2015-2016”.

“E bëmë këtë të bindur që për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte verdiktin ndërkombëtar, përndryshe do të krijohej një Tribunal i OKB-së, i cili do ta penalizonte Kosovën mjaft rëndë. Këtë vendim e morëm pas diskutimeve në të gjitha organet drejtuese të PD-së”, thotë Spaho!

Postimi i Edmond Spahos:

“Nisur nga verdikti i Tribunalit të Hagës për 4 ish-drejtuesit e UÇK-së, sot kam shkruar se klasa politike shqiptare, çdo zhvillim në Kosovë e shikon të lidhur ngushtë me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe përfitimet ngushtësisht të sajat. Dhe besoj që nuk kam gabuar.

Për politikën shqiptare ka rëndësi se sa mund të përfitojë ajo nga zhvillimet politike në Kosovë. A fiton Kosova nga qëndrimet e partive politike shqiptare, kjo pak rëndësi ka për ta.

Zoti Berisha, dhe ne që ishim pas tij, jemi nga të parët që kemi mbështetur krijimin e Tribunalit të Hagës duke filluar nga vitet 2015-2016.E bëmë këtë të bindur që për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte verdiktin ndërkombëtar, përndryshe do të krijohej një Tribunal i OKB-së, i cili do ta penalizonte Kosovën mjaft rëndë. Këtë vendim e morëm pas diskutimeve në të gjitha organet drejtuese të PD-së.

Kaq e vërtetë është kjo që po shpreh, saqë zoti Berisha, jo vetëm u shpreh publikisht në favor të krijimit të Tribunalit të Hagës, si dhe publikoi më 28.06.2015, 6 arsyet se përse Parlamenti i Kosovës duhet ta votojë krijimin e Tribunalit, por kohë më parë ai kishte votuar në Këshillin e Europës krijimin e komisionit të posaçëm të Dick Marty për të verifikuar “krimet” që UÇK-ja kishte kryer gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Sot po më rrotullohet tavani kur shoh kolegë të opozitës që gënjejnë dhe thonë dokrra në Parlament. Po shoh ata që mbështetën krijimin e Tribunalit të Hagës të thonë që nuk na dëgjuat në vitet 2015 apo 2016 kur deklaruam mos e votoni krijimin e kësaj gjykate dhe mos e mbështesnit atë.

Si është e mundur që ne të kemi një memorie kaq të shkurtër? Si është e mundur që ne të lejojmë këta individë të hiqen sot si Kasandra, kur në të vërtetë kanë qenë të rreshtuar kokë e këmbë për krijimin e Tribunalit të Hagës?

Dhe mirë bënë! Kjo ishte e vetmja zgjidhje në interes të Kosovës. Por si nuk kanë turp dhe cipë sot, kur marrin pozicionin e kundërt vetëm për ndonjë përfitim politik të brendshëm. Apo mjafton një vend në listat e mbyllura për një karrige në Parlament?

Përfitimi politik i brendshëm është vetëm iluzion i tyre. E si mund të besojnë qytetarët që këta do të jenë seriozë kur nesër të kenë në duar çelësat e Shqipërisë? Ata prandaj janë sot pa bosht politik dhe humbin në zgjedhje, sepse siç thotë populli, janë aeroplan pa bisht, vërtiten nga të mundin për të kapur ndonjë kockë pushteti. Këta gjithmonë do të humbin, sa kohë do të vazhdojnë të jenë peng i urisë patologjike për pushtet, uri e cila ua errëson gjykimin dhe i bën qesharakë në sytë e opinionit publik shqiptar dhe kosovar”.

Next Post
“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com