• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sot testimi për 1857 mësues dhe drejtues shkollash në Tiranë

by Java News
10/11/2015 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme nis testimi që do të vlerësojë aftësitë në fushën e edukimit dhe të mësimdhënies për 1857 mësues dhe drejtues shkollash nga 3300 që numërohen në total.

Kjo pasi 1500 të tjerët janë arsimtarë që i përkasin kategorisë së parë, mjeshtër në fushën e arsimit, të cilët referuar shkresës së Ministrisë së Arsimit do të përjashtohen nga zhvillimi i provimit.

Në shkresën zyrtare që Ministria e Arsimit i ka dërguar Drejtorisë Arsimore Tiranë, sqarohet se nga provimi që do të “vërë në provë” aftësitë e tyre në fushën e mësimdhënies dhe të edukimit përjashtohen edhe mësuesit e shkollave profesionale.

Por kjo për t’u testuar në një moment të dytë, pasi pritet që për këtë rast të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, duke qenë se prej dy vitesh, arsimi profesional është nën përgjegjësinë e kësaj të fundit.

Një tjetër kategori që do të përjashtohet nga testimi, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të ofruar trajnime në fushat ku vërehen mangësi, janë edhe mësuesit zëvendësues, pasi në provim, siç edhe është premtuar më herët, do të marrin pjesë vetëm arsimtarët e emëruar.

Me qëllim evidentimin e fushave ku arsimtarët kanë mangësi njohurish, Ministria e Arsimit do të nisë monitorimin në shkolla, proces që do të asistohet nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe nga përfaqësues të drejtorive arsimore rajonale.

Pra, me të mësuar nevojat që kanë arsimtarët deri në zonën më të thellë të Shqipërisë, do të nisë faza e dytë, ajo e trajnimit dhe e kualifikimit të mësuesve, proces që do t’u vijë në ndihmë të gjithëve, nga mësuesit te prindërit. Testimi do të zhvillohet në Tiranë, ditën e sotme dhe të nesërme.z

Next Post

Çaji i zi lufton osteoporozën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com