• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zaev: Nesër në Strasburg janë të mundshme propozime të reja

by
18/05/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është arritur përparim as pas takimit të dytë të liderëve politikë në Maqedoni. Pas përfundimit të takimit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se bisedimet për të pasur sukses duhet që të vërtetohen parimet e bisedimit, të sigurohet barazia nga të gjitha palët në tavolinë dhe garancia se ajo që do të arrihet do të respektohet.

“Në tavolinë u vendos propozim i temave për bisedime nga BDI-ja, por nuk i hapëm temat pasi që fillimisht duhet vërtetuar principet, barazia dhe të sigurohen garanci. Është e dukshme se përparim nuk ka, por së paku caktuam edhe një takim me 26 maj”, tha Zaev

Ai la hapësirë për propozime të reja për takimin e tij të nesërm në Strasburg me propozime  edhe të përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

Sot takimi i dytë i liderëve politikë në Maqedoni

Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni sot për herë të dytë do të ulen në tryezën e negociatave.

Ky takim vjen pas atij të javës së kaluar kur Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE, Zoran Zaev i LSDM, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së arritën të miratojnë vetëm një deklaratë të shkurtër për vazhdimin e dialogut politik dhe mbajtjen e protestave të qeta dhe demokratike.

Edhe takimi i sotëm do të jetë me praninë e ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily dhe ambasadorit të BE-së, Aivo Orav.

Javën e kaluar u paralajmërua se katër liderët po tentojnë që të miratojnë një kornizë me disa pika të rëndësishme përmes së cilës do të zhvillohet dialogu. Ambasadori amerikan Baily në profilin e tij në “Twitter” ka shkruar se “i gëzohem takimit të ri të liderëve”.

Nga ana tjetër, mësohet se Gruevski dhe Zaev nesër do të udhëtojnë në Strasburg për takime me eurodeputetë.

“Nuk kam asnjë informacion, përveç gatishmërisë sonë që të jemi aty kur na ftojnë miqtë tanë të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Zaev.

Dy kampet politike maqedonase vazhdojnë në qëndrimet e tyre, ku opozita kërkon dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e qeverisë kalimtare, ndërsa ky i fundit ka theksuar se nuk jep dorëheqje dhe se as që do të pranojë qeveri kalimtare.

Next Post

Vuçiç: Ndihem i frikësuar, kriza në Maqedoni sjell konflikte në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com