Hashim Thaçi dhe ish anëtarët e tjerë të UÇK dalin sot para Gjykatës në Hagë.
Konferenca për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në orën 11:00, teksa kjo datë korrespondon me përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë.
Seanca e kaluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt me 16 shkurt ku avokatët kërkuan me tepër kohë për t’u njohur me akuzat.
Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe tortura. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së, duke përfshirë qytetarë serbë, romë dhe katolikë. Shumë prej krimeve pretendohet se janë kryer në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.











