• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit/ Diskutohet për shkarkimin e Metës. Deputetët që ulen në karrige për herë të fundit

by Java News
04/05/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktual ku shumicë prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.

Dje paradite Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021. Çështje të rëndësishme pritet të kthehen në tavolinat e diskutimit, ku mbi të gjitha qëndron ajo e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Sot nga deputetë do të ulen për herë të fundit, ku mes tyre janë dhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni dhe pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re. Janë rreth 80 deputetë që do të ulen në ato karrige në seancat e fundit dhe nuk do të rikthehen më në shtator si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë.

Më 25 prill Partia Socialiste mori 74 mandate dhe fitoi një mandat të tretë historik, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.

Deputetët nga Grupi Parlamentar i PS që nuk do të jenë më deputetë:

1-ADELINA RISTA

2- ADNOR SHAMETI

3-ALKET HYSENI

4-ALMIRA XHEMBULLA

5-ANASTAS ANGJELI

6-ANDREA MARTO

7-ANDUEL XHINDI

8-ARBEN KAMAMI

9-BESNIK BARAJ

10-DITMIR BUSHATI

11-DRITAN BICI

11-EDLIRA BODE

12-EDMOND LEKA

13-EGLANTINA GJERMENI

14-ELONA HOXHA

15-FADIL NASUFI

16-FATMIR VELAJ

17-FIDEL YLLI

18-ILIR BEQAJ

19-LUAN HARUSHA

20-MIMI KODHELI

21-MUSA ULQINI

22-PANDELI MAJKO

23-ROBERT BITRI

24-ROLANT XHELILAJ

25-SADI VORPSI

26-SADRI ABAZI

27-SENIDA MESI

28-SPARTAK BRAHO

29-VASILIKA HYSI

30-VILMA BELLO

31-XHEVIT BUSHAJ

32-ERVIN BUSHATI

33-ARDIT KONOMI

34-ARDIANA JAKU

35-FLORENC SPAHO

36-ARTEMIS MALO

37-TATIANA PIRO (NURCE)

Deputetët që nuk do të rikthehen më në shtator nga Grupi Parlamentar Demokrat

38-MYSLIM MURRIZI

39-RUDINA HAJDARI

40-ALBAN ZENELI

41-ARBEN ELEZI

42-KORAB LITA

43-ARLIND ÇAÇANI

44-HALIL JAKIMI

45-LIGORAQ KARAMELO

46-HALIT VALTERI

47-BESNIK TROPLINI

48-ARTUR ROSHI

Deputetët që nuk rizgjidhen nga Grupi Parlamentar “I pavarur”

49-YLLI SHEHU

50-EDLIRA HYSENI

51-RALF GJONI

52-ENVER ROSHI

53-EDIOLA BRAHA

55-NIMET MUSAJ

56-ENADA KAPLLANI

57-AMRA BAROVA

Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”

58-EUGEN BOJAXHIU

59-SELAMI JENISHEHRI

60-KRENAR RRYÇI

61-KOÇI TAHIRI

62-KLAJDI QAMA

63-MAJLINDA HALILAJ

64-ERVIS MEÇO

65-RAMAZAN GJUZI

66- EDMOND STOJKU

67-EDMOND RRUSHI

Deputetë të tjerë

68-KUJTIM GJUZI

69-ANDI PËRMETI

70- KOSTAQ PARA

71- ADRIATIK ALIMADHI

72-VASIL STERJOVSKI

73-SUZANA TOPI

74-ERION PICIRI

75-ZEF SHTJEFNI

76- FATJONA DHIMITRI

77-ELDA HOTI

78-NIKOLIN STAKA

79- LEFTER MALIQI

80- REME LALA

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 18, datë 3.05.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 23.03.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Akt normativ nr. 8, datë 22.3.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”’. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.

4. Akt normativ nr. 9, datë 22.3.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavax, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit

5. Akt normativ nr. 10, datë 24.3.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit 2 Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac, të krijuar nga
Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Akt normativ nr. 11, datë 25.03.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

7. Akt normativ nr. 12, datë 25.03.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

8. Akt normativ nr. 13, datë 31.03.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr.8668, datë 23. 10. 2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Dekret nr. 12 055, datë 26.3.2021, “Për kthimin e ligjit nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.

10. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 12.078, datë 6.4.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Next Post
Rama uron ‘mirëmëngjes’ me VIDEO nga transformimi i parkut të Liqenit Artificial në Tiranë

Rama uron 'mirëmëngjes' me VIDEO nga transformimi i parkut të Liqenit Artificial në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In