• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor, Tusk: Bashkim ekonomik, politik e ushtarak

by Java News
17/05/2018 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka mbërritur në Sofje, ku do mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Bashkimi Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, pritet të miratojnë sot një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet.

Deklarata, gjuha e së cilës ishte bërë pjesë debatesh të gjata brenda vendeve të Bashkimit Evropian, do të jetë pjesa përmbyllëse e takimit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit.

Deklarata e përbashkët bart me vete frymën e imponuar nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, i cili nuk merr pjesë në takimin e së enjtes për shkak të qëndrimit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës e cila nuk njihet edhe nga katër vende tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Së këndejmi pritet që deklarata përfundimtare t’u referohet vendeve të Ballkanit perëndimore si “partnerë”, një kompromis i pranuar edhe nga Spanja, e cila përballë problemit të Katalonjës, ka ashpërsuar gjuhën e saj kundrejt Kosovës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të dyja palët.

“Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian… Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”, tha zoti Tusk.

Zyrtarët evropian pritet të ritheksojnë qëndrimin se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë asnjë vend që nuk i ka të zgjidhura konfliktet dypalëshe dhe se marrëdhëniet fqinjësore i sheh si thelbësore për rajonin që ende bartë plagët e luftërave të viteve të 90-ta.

Për t’u anëtarësuar në BE, Serbia duhet të zgjidhë problemet kufitare me Bosnjën dhe të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Komisioni Evropian ka propozuar që udhëheqësit e BE-së të hapin muajin e ardhshëm edhe formalisht bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë e cila përballet me kritika për shkallën e krimit e korrupsionit dhe Maqedoninë, kontesti i së cilës me Greqinë për emrin, ka bllokuar për një kohë të gjatë proceset e integrimeve.

Udhëheqësit e lartë evropian u takuan të mërkurën në mbrëmje një darkë joformale për të trajtuar edhe sfidat tjera më të cilat përballet Bashkimi Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se “për të qenë subjekt dhe jo objekt i politikës globale, Evropa duhet të jetë e bashkuar ekonomikisht, politikisht dhe po ashtu ushtarakisht si kurrë më parë”.

Ai tha se përveç sfidave tradicionale politike, siç janë ndikimi i Kinës dhe qasja agresive e Rusisë, tash Evropa po përballet me dukurinë e re që ai e quajti qasje tekanjoze të administratës amerikane.

“Duke parë vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush do të thoshte, me miq të tillë, kujt i duhen armiqtë“, tha zoti Tusk duke kritikuar vendimin presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore më Iranin por edhe vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e aluminit dhe çelikut, në emër të sigurisë kombëtare.

a.ç

Next Post
Samiti për sigurinë dhe integrimin, Rama mbërrin në Sofje

Samiti për sigurinë dhe integrimin, Rama mbërrin në Sofje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In