• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Sali Berisha u braktis nga opozita

by Mero Baze
08/01/2022 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë e prisnim fundin pa lavdi të Sali Berishës pas përfundimit të sulmit mbi seli. Edhe pse policia I la një orë e gjysmë kohë ta merrte atë,  “me mjete paqësore”,  si vare, leva, shkallë, molotov etj, ai nuk ja doli dot.

Pas kësaj ai premtoi atë që kam thënë qysh kur e ka nisur këtë lëvizje pas 9 Shtatorit, revolucionin e pandalshëm. Në fakt kjo është strategjia e tij prej fillimit.  Sali Berisha nuk do një datë finale, pasi çdo datë për të është një date makthi, që i fillon një dënim të ri. Ai do thjeshtë që të mbaj gjallë situatën e delegjitimimit të Partisë Demokratike me shpresë se do mbaj njerëzit të mobilizuar për të ilustruar kryengritjen e tij antiamerikane. Pra ai do, që të huajt ta shikojnë që ai ka njerëz nga pas, për të shkaktuar rrëmuja dhe të flasin me të. Vet është I qart që askush nuk do të flas me të, por shpreson që budallenjtë që i shkojnë pas, të mos e kuptojnë këtë gjë, dhe të vazhdojnë ti shkojnë pas. Pas kësaj që ndodhi sot, nga rreth 1 mijë vet që kishte, herën tjetër mund të ketë 100. Por ai do vazhdoj. Fotoja e tij e sotme, I vetëm buzë Lanës me 30 vet pas,  është simboli I këtij revolucioni.

Nga ana tjetër  Berisha u përpoq të jepte mesazhe dhune ndaj personaliteteve të Partisë Demokratike që e kanë sulmuar fort atë. Rasti I Roland Bejkos ishte shumë ilustrues. Nga gjithë deputetët e PD që hyn në seli dhe drejtues të tjerë , disa militantë të dhunshëm të Berishës, të gjithë tropojanë, përzgjodhën Roland Bejkon për ta sulmuar fizikisht, vetëm pse ai është artikulaur qartë dhe ashpër kundër Sali Berishës.

Siç ndodh rëndom, Sali Berisha në të tilla raste, “i bën shembull” ata që e sulmojnë duke I dhunuar. Ka dhunuar dhe rrahur çdo kundërshtar në Partinë Demokratike. Ka dhunuar Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Eduard Selamin, Dashamir Shehin, Dylber Vrionin, Leka Toton, Tomorr Dostin,  madje dhe Genc Pollon. Sulmi I flangave të tij ndaj Roland Bejkos ishte mesazh për ata që guxojnë ta sulmojnë publikisht. Por një mesazh që nuk frikësoi as Roland Bejkon dhe besoj as të tjerët. Thjesht rriti neverinë për këtë mbetje toksike të politikës shqiptare që mendon se ka ende dhëmb të kafshojë.

Por përfundimi I turpshëm I protestës, dhe shfaqja e barbarisë para selisë së Partisë Demorkatike, ka goditur për vdekje imazhin e Sali Berishës tek opozita. Me atë që ka bërë sot, me ngrefosjen për fitore dhe ikjen “me bishtë në shale” pas vandalizmave, Sali Berisha I ka mbushur mendjen çdo opozitari se me atë nuk ka më të ardhme. Edhe armiqtë më të egër të Bashës, sot kanë filluar të thonë që “duhet të ik dhe Basha dhe Berisha”. Pra Berishën sot po e braktisin të gjithë, edhe ata që shpresonin që përmes tij do hiqnin Lulzim Bashën.

Sot Sali Berisha është braktisur nga opozita, madje dhe nga ata që mblodhi në stadium me 11 Dhjetor. Përvec Floriana Garos, që ju deshën dy orë të kuptonte që nuk po fitonin, por po humbisnin dhe të ndëpriste të qeshurën e të bëhej serioze, pjesa tjetër ju shmangën kamerave dhe sidomos afërsisë me Berishën.

Kjo e vë Lulzim Bashën para detyrimesh të mëdha për opozitën. Ai sot nuk është një triumfator, por një qëndrestar I dënuar të mbroj legjitimitetin e Partisë Demokratike dhe aleancën e saj me Perëndimin. Por ai e ka detyrë të bind opozitarët e zhgënjyer prej tij dhe të trullosur nga Sali Berisha për të ardhmen e Partisë Demokratike. Nuk flas për llumin që ishte në oborrin e PD, por për ata qindra mijëra votues të PD, që ndjehen të turpuruar sot, kur shikojnë se çfarë është në gjendje të bëj Sali Berisha kundër PD.

Riorganizimi I opozitës dhe një debat qytetar brenda saj do të mund të rikthejnë besimin e qytetarëve tek ajo. Skena e sotme, nuk ka dëmtuar vetëm Sali Berishën. Skena e sotme para PD, ka dëmtuar imazhin e opozitës që pretendon të vij në pushtet. Mënyra se si Sali Berisha përpiqet ti imponohet opozitës, me vare, leva e matrapikë, është një tablo e mënyrës se si mund tu imponohet qytetarëve nëse vjen në pushtet.

Lulzim Basha dhe të tjerë opozitarë brenda dhe jashtë PD, duhet ti bindin shqiptarët se nuk jan shpellarë, primitivë, dhe bandit rrugësh, por qytetar dinjitozë të këtij vendi, tek të cilët mund të besojmë.

Skenat e sotme janë një film I përsëritur I portrtetit të Sali Berishës këto tridhjet vjet.  Por ai nuk ka çfarë humbet. E ardhmja e tij në politikë është tashmë e ndaluar, jo vetëm nga politika perëndimore, por dhe nga perëndimi I moshës së tij fizike. Ai mund ta vonojë por nuk e ndal dot rimbëkëmbjen e opozitës, e cila për tu bërë  e pranueshme, duhet të shërohet përjetësisht nga virusi më I ndyrë I politikës shqiptare, “berishizmi”. Kush e kishte harruar, apo është bezdisur prej meje që ua kujtoj shpesh, e pa sot kush ishte.

Next Post
Dhuna në protestë/ Gazetari tregon si u maskuan sendet e forta: Një alamet bisht kazme, si bisht flamuri i PD-së

Dhuna në protestë/ Gazetari tregon si u maskuan sendet e forta: Një alamet bisht kazme, si bisht flamuri i PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In