Sot do të rifillojnë mësimin studentët e inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë. Godinat e Universitetit të Mjekësisë dhe të Inxhinierisë pësuan dëme prej lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Vendimi u mor në Dhjetor nga Rektorati si pasojë e gjendjes së krijuar nga fatkeqësia natyrore. Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, por ja si do të zëvendësohen orët e humbura.
Paraprakisht pritet që 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të diel të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të shlyer orët e pazhvilluara mësimore të simestrit të parë. Megjithatë në ditët në vijim pritet që të vendoset zyrtarisht. /e.s/











