• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Real-Barcelona, “El Clasico” kthehet me gjithë shkëlqimin (SITUATA)

by S T
26/10/2024 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lionel Mesi nuk është më. Kristiano Ronal do gjithashtu. Por “El Clasico” e futbollit spanjoll mbetet sërish në majën e gjuhës së të gjithëve. Ndoshta “El Clasico” nuk ia ka më nevojën dy prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit botëror.

Të tjerë lojtarë, me talent e ambicie janë shfaqur në skenë për ta rikthyer sërish në skenë me të gjithë madhështinë dhe shkëlqimin e saj përballjen më të madhe të futbollit spanjoll. “El Clasico” rimerr të gjithë shkëlqimin e vet me rikthimin e imazhit më të mirë të Barcelonës falë angazhimit futbollistik të Hansi Flik, i cili përballet me sfidën më të madhe në shtëpinë e kampionëve të Spanjës në fuqi.

Një Real Madrid dominues në kapitujt e fundit, i cili, pasi i bëri një çmenduri në mesjavë në Champions, synon të “vrasë” rivalin e tij të përjetshëm për lidershipin e kampionatit spanjoll. Beteja e parë mes Ançelotit dhe Hansi Flik në stolat përkatës, në një ndeshje ku bota ndalet për 90 minuta. Një klasike me portierë zëvendësues, pa faktorin vendimtar nën emrat e Tibo Kurtua e Ter Shtegen, të dy të dëmtuar.

Për të kaluar te beteja braziliane, mes Vinicius dhe Rafinjës për të vendosur se kush është më i miri i momentit. E veçanta e të dyve është se vijnë në këtë përballje pasi shënuan nga tri gola secili në mesjavë në Champions! Por është klasikja e parë edhe për Kilië Mbape. Apo dëshira e madhe për të shkëlqyer përsëri si e Bellingamit, autor i tre golave në dy klasiket e para të tij në La Liga në sezonin e kaluar.

Uria e Lamin Jamal (17 vjeç)për të pushtuar “Santiago Bernabeu”-n. Kaq shumë stimuj në një “shejker koktejli” për të shijuar një pije nga spektakli më i mirë i futbollit në La Liga. Me një Real Madrid që ka në dorën e tij të barazojë rekordin historik të Barcelonës prej 43 ndeshjesh radhazi pa humbje në Liga, një seri e pafund që nisi fill pas humbjes në “Metropolitano” më 24 shtator 2023. Nuk do të jetë rekordi i vetëm i mundshëm për skuadrën madrilene, e cila nëse fiton do të barazojë serinë e dytë më të mirë të fitoreve të njëpasnjëshme në një “El Clasico”, pesë.

Klasikja prezantohet edhe si një duel taktik emocionues. Me Ançelotin që fërkon duart nëse Flik ruan guximin për të propozuar një linjë mbrojtëse të avancuar, duke pasur parasysh rrezikun që kjo sjell ndaj futbollistëve të shpejtë të profilit të Vinicius dhe Mbape. Por edhe i shqetësuar për rikuperimin e forcës mbrojtëse që u shemb kundër Dortmundit, në një ndeshje që dëshiron ta kthejë në një pikë kthese.

Një situatë që mund të çojë Ançelotit në kthimin te 4-4-2 klasike, ose me një mesfushë në formë rombi me Bellingam pas dyshes Vinicius-Mbape. Këtu futet dhe forcimi i mesfushës në të cilën shanset e Luka Modriç për të qenë titullar janë zbehur, për t’i lënë vendin fuqisë fizike të çiftit francez Tçuameni-Kamavinga si një antidot për motorin e katalanasve. Barcelona, pasi mposhti “macen e zezë” europiane, Bajern Mynih (4 1), në Champions League, dëshiron të konfirmojë se është sërish në mesin e të mëdhenjve me një fitore prestigjioze në Klasiken e parë të epokës së Flik.

Trajneri gjerman, i cili një javë më parë barazoi rekordin e Tata Martinos me shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para të La Liga-s, dëshiron të imitojë edhe një herë trajnerin argjentinas, i vetmi trajner i Barcelonës që ka fituar Klasiken e tij të parë në njëmbëdhjetë vitet e fundit. Që nga 26 tetori 2013, kur Barça e tij mposhti Realin e drejtuar nga Ançeloti 2-1, po ashtu debutues në këtë lloj ndeshjeje, Luis Enrike, Ernesto Valverde, Kike Setien, Ronald Kuman dhe Ksavi Hernandez të gjithë kanë provuar të mundin Realin në ndeshjen e tyre të parë, por pamundur.

Skuadra po i përgjigjet dhe Flik ka arsye të mendojë se mund ta thyejë mallkimin. Skuadra po funksionon si një makinë e vajisur në mënyrë perfekte. Për më shumë ai ka në dispozicion treshen më të mirë në Evropë. Levandovski, Rafinja dhe Jamal së bashku kanë shënuar 29 nga 43 golat që Barça ka shënuar në 13 ndeshjet e para zyrtare të sezonit. Dhe ka të ngjarë që trajneri gjerman të përsërisë të njëjtin formacion titullar si ai ndaj Bajernit, pa harruar që dhe Dani Olmo është gati.

Next Post
Tronditëse! Vëlla e motër gjenden të vrarë, Policia thirrje banorëve: Mos dilni nga banesat

Tronditëse! Vëlla e motër gjenden të vrarë, Policia thirrje banorëve: Mos dilni nga banesat

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In