• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot raundi i parë për Presidentin e ri, PS-LSI nuk do paraqesin një emër, synohet dialogu me opozitën

by Java News
19/04/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë parlamentare të posaçme për zgjedhjen e Presidentit, por kjo fazë do të “digjet” me konsensusin e PS-së dhe LSI-së. Seanca do të thirret vetëm për hir të ligjit, për procesverbal, me qëllim konsumimin e raundit të parë, teksa palët nuk do të propozojnë asnjë emër, pas vendimit të përbashkët për të pritur një mundësi dialogu me opozitën, që edhe ajo të marrë pjesë në këtë proces.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit, raundi konsiderohet i konsumuar edhe kur palët dhe deputetët nuk propozojnë asnjë emër. Edhe pse mazhoranca ka më shumë se 84 vota dhe mundet ta zgjedhë presidentin e vetme qysh në raundin e parë, balancat brenda koalicionit, marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës, kanë vendosur që kjo mundësi të mos përdoret tashmë që opozita është në bojkot.

Sipas të njëjtave rregullave, Kuvendi do të provojë edhe tre herë të tjera ta votojë presidentin me 84 vota, ndërsa në raundin e fundit dhe të pestin, ai mund të zgjidhjet me vetëm 71 vota. Pamundësia e parlamentit për ta zgjedhur Presidentin edhe në këtë raund shkakton shpërndarjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme.

PS
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi është shprehur se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të digjet. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së u ka bërë të qartë deputetëve në mbledhjen e grupit, se raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit do të digjet pa asnjë kandidaturë, pasi synohet dhe konsensusi i PD. “Nuk do të propozojmë emra, dhe ky është një vendim që e kemi marrë në tryezën e koalicionit. Ne shpresojmë që me këtë t’i japim një mundësi dialogut dhe opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi”,-mësohet të ketë thënë Ruçi.

LSI
Edhe LSI përmes kryetarit të grupit, Luan Rama është shprehur dje se pritet konsensusi edhe nga opozita për një kandidaturë presidenciale të gjithëpranuar nga palët.

“Nuk kam çfarë të shtoj për çështjen e Presidentit të Republikës asnjë fjalë më shumë nga sa ka mbajtur qëndrimin e njohur publik Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe Kryetar i LSI-së pas takimit që ne zhvilluam me lidershipin e Partisë Socialiste. Kryetari i Kuvendit, njëherësh Kryetar i LSI-së, e bëri të qartë publikisht pas takimit me lidershipin e PS-së qëndrimin e tryezës së asaj dite, pra të takimit PS-LSI apo LSI-PS, në lidhje me çështjen e Presidentit, duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes me kontributin e vetë në këtë proces të rëndësishëm edhe të opozitës. Kështu që për sa kohë jemi ende me shpresën dhe besimin që ekzistojnë mundësitë që opozita të bëhet pjesë e procesit pasi të jepen garancitë dhe besimi që zgjedhjet do të jenë sipas standardeve, nuk ka arsye të nxitohemi dhe ta paragjykojmë këtë proces që në kohën e duhur dhe sipas afateve kushtetuese do të trajtohet me shumë përgjegjshmëri, me shumë seriozitet ashtu siç e meriton çdo vendimmarrje që ka të bëjë me kryetarin e shtetit”- tha Rama./shqiptarja.com

c.a

Next Post
FOTOT/Ja kush është i riu që u aksidentua për vdekje mbrëmë me motor

FOTOT/Ja kush është i riu që u aksidentua për vdekje mbrëmë me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In