• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti / Publikohet kërkesa e Bashkisë për largimin e gjyqtareve

by A R
11/05/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u ka bërë sërish apel qytetarëve të Tiranës të protestojnë sot para Gjykatës së Apelit Administrativ nëse nuk ndryshon trupi gjykues i cili duhet të japë sot vendimin për lejen e ndërtimit të pallatit 17-katësh te diga e Liqenit Artificial.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Veliaj bënë të ditur se Bashkia e Tiranës është kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh te diga pasi leja e dhënë bie ndesh me raportin e Bordit të Digave. Sipas tij kjo çështje me interes për qytetarët dhe parkun e liqenit nuk mund të gjykohet nga gjyqtarë që janë familjarë me ndërtuesit e pallatit 17-katësh.

“Në fushatë premtova se do të kërkoj revokimin e lejes te Liqeni sipas raportit të Bordit të Digave për rrezikun aty. Sot në 11 është seanca ku Bashkia kërkon këtë anullim. Por gjyqtarë nuk mund të jenë familjarët e ndërtuesve. Kjo është e paligjshme dhe fyese”, shkruan ai. Ndaj ai thekson se do të protestoj edhe vet nëse deri në orën 11 të paradites së sotme nuk ndryshohet trupa gjykuese e kësaj çështje, ashtu siç edhe është kërkuar zyrtarisht në Gjykatë.

“Nëse para 11-s s’hiqen familjarët e betonit nga trupi gjykues, do jem në protestë me qytetarët para gjykatës. S’është kërcënim, është premtim. Gjykatat nuk mund të jenë tender për ofertën më të lartë! Të gjithë në 11 para gjykatës për reformë në drejtësi që të kemi drejtësi në qytet”, përfundon komentin e tij në facebook Veliaj.

Ndërkohë me një status tjetër në Twitter, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofton se ka ridorëzuar në gjykatë provat që lidhin një nga gjyqtaret e çështjes së pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit me një nga aksionerët e Gener 2, kompania që po ndërton pallatin në fjalë.

“Sapo kam ridorëzuar në gjykatë kërkesën për përjashtim të trupit gjykues për digën me prova për konflikt interesi”, shkruan Veliaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në orën 11.00 të mblidhen para godinës së Gjykatës së Apelit Administrativ, te ish ministria e Mjedisit, në rrugën e Durrësit, për të mos lejuar ndërtimin e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit.

 (javanews.al / a.r)

veliaj-1-2veliaj-17

veliaj-2-1

Next Post

Ekstrakti QKR / Gjyqtarja e pallatit te Diga, e afërmja e aksionerit të GENER 2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In