• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protesta, Thaçi-Ahmetit: I mbytëm shqiptarët dhe ende na besojnë

by
17/05/2015 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 100 mijë protestues, mes të cilëve shqiptarë, maqedonas, diplomatë dhe eurodeputetë, u bënë pjesë e thirrjes së opozitës për të protestuar ndaj qeverisë së Nikola Gruevskit në Shkup.

Nën kërkesën për të larguar kryeministrin Gruevksi, thirrjes iu përgjigjen pa dallim kombësie feje apo kulture, qytetarë të Maqedonisë por edhe figura të njohura publike të ardhur nga vende të ndryshme, si ish-kryeministri bullgar Sergej Stanishev

Forca të shumta policie kanë rrethuar sheshin kryesor të Shkupit me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të protestës, edhe pse siç është thënë më herët ajo do të jetë paqësore. Policia siç raportojnë mediat maqedonase kanë bllokuar edhe valët telefonike për arsye sigurie.

Të shumta janë banderolat dhe pankartat që mbajnë shqiptarët dhe maqedonasit, duke treguar se mes tyre nuk ka konflikt etnik, por se është diçka e sajuar nga qeveria.

Por pjesë e banderolave janë bërë edhe dy liderët politikë shqiptarë, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, lidhur me reagimin e munguar të tyre për aksionin policor në tokën e banuar nga shqiptarët në Kumanovë.

Duke i ironizuar në banderolë shihen karikaturat e dy liderëve shqiptarë, ku Thaçi i drejtohet Ahmetit: “I mbytëm shqiptarët dhe akoma po na besojmë”. Ndërkohë vjen edhe përgjigja e Ahmetit: “Ne jemi mbretër”.

2_575495667 aa_377535748 download files (1) files

 

Sot protestë në Shkup, eurodeputetë e mijëra shqiptarë kundër Gruevskit

Tensioni në Maqedoni pritet që sot të arrijë kulmin e saj, në një protestë masive të thirrur nga opozita në Shkup për largimin e qeverisjes aktuale të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase dhe shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë që nis në orën 14:00. Jo vetëm kaq, por në këtë protestë priten edhe mijëra shqiptarë që pas ngjarjes së fundit në Kumanovë, ndërsa edhe eurodeputetë dhe ambasadorë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre.

Kaq i madh është numri aq sa drejtues lokalë të opozitës kanë theksuar se kanë probleme dhe pengesa në transportimin e protestuesve drejt Shkupit.

Protesta nis para Qeverisë, ndërsa lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka theksuar se nuk do tërhiqen nga protestat dhe se do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

Forca të mëdha policore kanë shtuar masat e sigurisë për protestën, ndërsa edhe opozita maqedonase ka bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkohë, partia në pushtet VMRO­-DPMNE, për të hënën ka paralajmëruar një kundër­protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe, siç thuhet, “tentimin e saj për të destabilizuar vendin”.

Next Post

Tensioni për kërkimin e naftës në Jon, “To Vima”: Kotzias nuk shkon në SEECP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In