• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot populli e ndëshkoi Berishën, më rëndë se SPAK

by Kreshnik Spahiu
21/12/2023 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Sot Berisha nxori më pak protestues sesa në një xhenaze.

Në çdo fshat të Shqipërisë kur vdes një plak 80 apo 90 vjeçar, mblidhen 2000 banorë apo familjarë për ta përcjellë në banesën e fundit.

Sot në protestë kishin ardhur edhe më pak pjesëmarrës sesa në dasmën e djalit apo vajzës të tij, ku morën pjesë mijëra miq me dhurata.

Sot në protestë nuk kishte asnjë ish-drejtor, ish-deputet, ish-doganier, ish-ministër të qeverisë “Berisha”.

Sot në shesh nuk ishin as familjarët e grupit prej 39 deputetësh që ai pretendon se i ka me vete.

Sot në shesh nuk ishin as ish punonjësit e Bashkive Kamëz, Tropojë, Kukës, Shkodër, Kurbin, Lezhë që vinin me sufllaqe dhe autobus në çdo miting.

Sot në shesh nuk kishte asnjë themelues të Partisë Demokratike 1990.

Sot në shesh mungonin rinia, studentët, qytetarët, intelektualët, pronarët, biznesmenë dhe 1 milion demokratët që e mbështetën 33 vjet.

Askush nuk doli në shesh.

Populli kalonte indiferent dhe nuk kthenin as kokën në funeralin e tij politik.

Sot çdo kafe dhe restorant në Tiranë ishte plot.

Sot QTU dhe TEGU kishin mijëra klientë.

Sot Aeroporti Rinas kishte mijëra turistë.

Sot çdo supermarket Conad, Big Market apo Spar kishte më shumë blerës sesa Berisha në shesh.

Sot Sali Berisha kishte shpallur kauzën e luftës kundër SPAK, por ndëshkimi nuk i erdhi nga drejtësia, por nga Shqipëria.

Sot nuk ka fare rëndësi nëse SPAK e arreston me burg apo me arrest shtëpie.

Sot populli e ndëshkoi Sali Berishën më keq dhe më rëndë se SPAK.

Analizat për arsyet janë krejt pa vlerë.

Sali Berisha thjesht sot hyri në histori si politikani që u ekzekutua nga elektorati i tij.

Nga 1.200.000 votues, sot në “xhenazen” e tij morën pjesë 120 veta.

Ky është ndëshkimi i shekullit për një udhëheqës politik në Shqipëri.

Next Post
Berisha pa imunitet, Meta e merr në mbrojtje: Synohet asgjësimi i opozitës reale

Berisha pa imunitet, Meta e merr në mbrojtje: Synohet asgjësimi i opozitës reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In