• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot një vit më parë Berisha u shpall “non grata” nga SHBA/ Mesazhi shqip i Yuri Kim: Popull i shqiponjave. Shqipëria dhe Amerika, së bashku

by Java News
19/05/2022 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkimi bën fuqi”. Ky ishte mesazhi i fortë që dha sot ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në kulmin e debateve politike në vend, ku kryefjalë diskutimi është zgjedhja e presidentit të ri.

Duke zgjedhur që ta thotë në shqip, ambasadorja kujtoi fjalinë e njohur të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, ndërsa kujtoi edhe një element tjetër që bënë krenar popullin shqiptar, duke pohuar se jemi; popull i shqiponjave.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Nga të gjitha veprimtaritë që kemi organizuar përgjatë kësaj jave, qofshin këto koncerte, kjo e sotmja është më e parapëlqyera për mua.

Nuk ka lidhje me muzikë, por me rock and roll. Ka të bëjë me lirinë, me të shprehurit e vetvetes, me rebelimin dhe shpresën. Nëse këndojmë për gjërat që na trishtojnë apo lumturojnë, gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen. Në fakt po lexoja disa prej komenteve që ishin vendosur në komentet e sotme, dhe një prej pyetjeve thoshte nëse kisha mësuar diçka nga Shqipëria.

Një është; Vendi i Shqiponjave. (e thotë në shqip). Ne jemi popuj shqiponjash, Amerikan e Shqipëria, Jemi popull që ngrihen lartë.

Gjeja e dytë, është ajo gjëja që ka thënë heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti; bashkimi bën fuqi. Të gjithë e dimë vlerën e saj.

Në këtë përvjetor, le të qëndrojmë së bashku dhe të bëjmë përpara drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku. Zoti ju bekoftë!”, tha ajo.

Berisha, një vit non-grata: Vendimi u shpall nga sekretari amerikan i shtetit Blinken më 19 maj 2021

Ajo që flitej prej kohësh në qarqet politike të Tiranës ndodhi pasditen e 19 majit 2021. Një datë e cila për Sali Berishën është shënuar si më e errëta në të gjithë karrierën e tij politike mbi 30-vjeçare.

Si sot 365 ditë më parë, vetë Sekretari Amerikan i Shtetit publikisht e shpalli zotin Berisha si të padëshiruar në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit e motivoi vendimin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës bashkë me familjen përmes një shpjegimi të detajuar.

SHBA-të e shikojnë ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin demokrat si një politikan të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë, keqpërdorim të fondeve publike, ndërhyrje në proceset publike si dhe dhënie mundësi përfitimi aleatëve të tij politik.

Vendimi i sekretarit Blinken prodhoi një reagim të fortë nga Sali Berisha, duke e quajtur vendim si të gatuar nga kundërshtarët e tij politik në Tiranë, në bashkëpunim me Soros.

Vendosjen në vend të dinjitetit të nëpërkëmbur, siç e quan Berisha, e kërkoi në një gjykatë franceze duke paditur sekretarin Blinken. Sot një vit më pas, askush nuk di se çfarë po ndodh me atë proces.

Ky vendim amerikan pasoi me kërkesën drejtuar Lulzim Bashës ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar i PD-së. Duhet të ishte fillimi i fundit të tij politik. Por kjo lëvizje e Bashës i shërbeu Berishës në nisjen e një fushate me doza të forta antiamerikane, duke shënjeshtruar të dërguarën e Washingtonit në Tiranë, Yuri Kim.

Në fakt nuk ishte hera e parë që Berisha vendoset në një kurs të fortë përplasjeje me Amerikën, e cila e mbështeti të fitonte zgjedhjet e para pluraliste në 1992, të vetmet të  fituara me meritë nga PD-ja. Në një foto të Yuri Kim pak ditë më parë në Washington, me disa ish-ambasadorë amerikane, nuk ishin të paktë ata që përfunduan si armiq te doktorit, Marisa Lino, Alex Arvizu, por edhe William Ryerson.

Ambasadori amerikan i vitit 1992 e bekoi me forcë fitoren e parë të demokratëve në zgjedhjet e atij viti, që edhe sot e kësaj dite rezultojnë si te vetmet zgjedhje të fituara pastër nga demokratët.

Por 30 vite me pas edhe Ëilliam Ryerson ndan një mendim krejt tjetër për doktorin e viteve ’90, që premtoi shërimin e plagëve të komunizmit por që prej 19 Majit 2021 u vendos në listën e zezë amerikane.

“Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, tha ambasadori Ryerson.

Në gjithë karrierën e tij politike Sali Berishës e përdori mbështetjen amerikane për interesa politike për çështje qe nuk ishin në dorë te tij, sesa pjesë e interesave gjeostrategjike te Washingtonit, siç ishte anëtarësimi në NATO apo ndërhyrja ushtarake në Kosovë, por është armiqësuar me gardianin e demokracisë shqiptare sa herë ata i kanë treguar vijat e kuqe siç ishin zgjedhjet e masakruara të 1996-tës, skemat piramidale, vrasja e katër protestuesve në 21 Janar, dhe per më shumë rezistenca dhe minimi i reformës në drejtësi.

I njohur si një politikan me karakter të fortë që kërkon të fitojë edhe kur e ka kundër SHBA-në, Berisha prodhoi krizën më të fortë brenda PD-së që prej krijimit të saj. Por edhe përçarjen më shkatërruese për formacionin e parë politik antikomunist në vend.

E ndërsa Berisha po avancon në marrjen e drejtimit të një  PD-s për amerikanët nuk ka kthim pas. Vendimi nuk zhbëhet. Amerikanët shqetësimin e tyre për Berishën e kthyen në ndëshkim. Deri më sot, ndëshkimi i vetëm, pasi drejtësia e re shqiptare, 365 ditë më pas nga ky vendim, nuk ka asnjë përpjekje te dukshme që shqetësimin amerikan ta përdorë si një indicie në favor të llogaridhënies ligjore nga Berisha.

Në një cep të parkut Rinia, në 32 vjet simbolika ka ndryshuar tre herë. Pak metra më tutje në vitin 1990 disa të rinj tentuan t’i vinin tritol statujës së Stalinit. Megjithëse përpjekja dështoi, një mëngjes regjimi, në ditët e tij të fundit, u detyrua ta hiqte vetë. Në 1992, në vendin e statujës, u ngrit një prej lokaleve të para private, “Bar Amerika”.

Sot, në këtë vend, është monumenti i Pavarësisë, vënë në 100-vjetor.  Sot, 110 vjet më pas, askush nuk mund të mohojë se as ky monument, dhe as vetë Shqipëria nuk do të mund të ekzistonin, pa mbështetjen e Amerikës. Por miqësitë e mëdha, vijnë me një faturë. Atë të përgjegjësisë./m.j

Next Post
Presidenti i KiE në Tiranë/ Nga pritja që Rama do i bëjë në bulevard, tek takimet kokë më kokë. Axhenda

Presidenti i KiE në Tiranë/ Nga pritja që Rama do i bëjë në bulevard, tek takimet kokë më kokë. Axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In