• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot nis Festivali Evropian, Eneda konkurron të enjten

by Java News
10/05/2016 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Stokholm të Suedisë do të zhvillohet sot nata e parë gjysëmfinale e Festivalit të Këngës në Eurovizion, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj këngën e saj “Përrallë”. Vetëm 26 vende do të konkurrojnë për një vend në finale, në 2 mbrëmje magjike më 10 dhe 12 maj, për të kurorëzuar më pas fituesin më 14 maj.

Suedia është organizatorja e konkursit këtë vit, pasi Mans Zelmerlow fitoi garën vitin e shkuar në Vjenë, me baladën e tij elektro-pop “Heroes”. Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54-ët të Radio Televizionit Shqiptar. Pa marrjes së çmimit Eneda tha se “ndihem si në përrallë”. “Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong”, tha ajo.

Sigurisht që vendi mikpritës Suedia dhe Big Five do të elektrizojnë skenën që në natën e parë. The Big 5, janë Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja si dhe vendi mikpritës Suedia, që janë automatikisht në finale dhe nuk konkurrojnë në netët gjysmë finale. Për herë të dytë në garë do të jetë dhe Australia, e cila do të përformojë në gjysmëfinalen e dytë, me 12 maj bashkë me Shqipërinë. Sipas sondazheve, këngët më të pëlqyera që kanë shanse për të fituar trofeun e edicionit të 61-të janë: Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta.

Festivalin si çdo vit do ta ndjekin miliona shikues nga Evropa, ndërsa risia e këtij viti është që festivali do të transmetohet për herë të parë edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Në Shqipëri Eurovizion do të transmetohet direkt në TVSH, në orën 21:00. Shtetet që do të ngjiten sot në skenë janë: Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finland, Greqia, Hungaria, Islanda, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rusia dhe San Marino.

BW/d.i.

Next Post

Skandali i vjedhjes në BSH, prokuroria kërkon dëshminë e Këshillit Mbikqyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In