Lirohet Ramush Haradinaj. Gjykata e Colmarit në Feancë ka dhënë vendimin përfundimtar për kreun e AAK, duke rrëzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. pas vendimit të sotëm Haradinbaj është i lirë të kthehet në Kosovë.
Vendimi vjen pas disa seancave të zhvilluara dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme nga ana e gjykatës së Colmarit për dhënien e verdiktit final.
Haradinaj u ndalua pnë 4 Janar nga autoritetet franceze ë7 zbatim të një urdhërarresti nga Serbia. Atij i’u bllokua pasaporta dhe nuk lejohej të dilte nga Franca deri në dhënien e verdiktit final.
Ai po gjykohej atje mbi akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.
***
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rastin e tij. Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.
Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit me 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.
Ramush Haradinaj është optimist për vendimin e gjykatës. Ai ka qenë i qetë për nivelin e drejtësisë franceze, por jo edhe për atë të asaj serbe, ka thënë gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Strasbourg i Francës.
Gazetari ka theksuar se në një bisedë që ka zhvilluar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj i ka thënë se nëse ndodh që të ekstradohet, Serbia – që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Millosheviqit – do ta marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë më 1999, njofton Klan Kosova.
Sadiku, që ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Ramush Haradinajn, një ditë para vendimit të gjykatës, ka nënvizuar se lideri i AAK-së i ka thënë që nuk i “han çka thotë Serbia” për të.
Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i kanë qëndruar afër dhe e kanë ndihmuar, ndërsa qeveritarët e Kosovës, sipas tij, e kanë “ndihmuar” vetëm përmes postimeve në llogaritë e tyre në Facebook.
“Unë kam punë me shtet, e ai nuk më doli krah. Por më dolën krah qytetarët të cilët i falënderoj që më kanë qëndruar afër gjatë këtyre muajve, përgatiti ”Klankosova.tv”. (b.an)