• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot, më vajtoni…

by Enxhi Hoxha
28/06/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

U linda i ndryshëm mes të njëjtëve, pa e ditur se trampolina e jetës do t’më hidhte tutje, diku gjetkë veshur me përbuzjen e gjithkujt që ishte njohës i historisë sime. Isha target i diskriminimit social, sepse mbi mua rëndonte autorësia e jetimit. Në shoqërinë ku jetoja, dënohej ky krim e përçmimi ishte shlyerja e aprovuar masivisht. Veshur, mbaja gjithnjë rroba të mjerueshme ndershëm me etiketën “jetim”. Ulërima e varfërisë ma shoi zërin, që as shazam-i i mëshirës s’mund të më protektonte, në këtë lëtyrë të jetës ku kanibale

Prehri i nënës ishte strehë e ngrohtë dashurie, fortifikim sigurie pa interes, shtysë se era rërën e thërrimtë do ta akumulonte të bëhej kala jetese e pranueshme. Nëna më buzëqeshte dhimbshëm çdo mëngjes, me fjalë elastike më përkëdhelte ëmbël, e papërtuar teksa ushqente shpirtin tim të plagosur prej rrudhave që skanonin vuajtjet e pambarimta të saj. Retë e zeza ia mjegulluan sprovat, ia bënë më të vrazhdë mundin e edukimit tim, por për të treni i fatkeqësive s’i kishte ndalur ende vagonët në stacionin final. Përpiqej në qelizën e fundit, t’më siguronte standard komfort, por në tryezën tonë trishtimi lexohej mbi mbulesën që s’mbarte as kapriçot e një vakti modest.

Ky fjalëkalim jetimi zgjidhej fare lehtë, pa udhëzuesit e nevojshëm, për këtë ishte kujdesur fati im i pafat. Opsioni i mbijetesës më ofronte punë në të nxehtin afrikan, me rrezet e rënda të diellit që peshonin mbi supet e goditura nga vetmia, aq sa edhe skamja më kishte lakmi. Dëgjoja lart e poshtë në rrugët e kasabasë për bilance lufte, aksidente me arkitekt çunat e babit me lekë, mendova se pandëshkueshmëria vriste më shumë se nofka “jetim”, pa e ditur se viktima e radhës do të isha unë…

Dëgjova ca zëra që u bënë më të afërt pas çdo hapi që hidhnin, isha i pashqetësuar teksa bëja punën e ngarkuar me shezllonet, kur papritmas zemra po më pikonte, njësoj si ditët e lumtura. Ishte gjaku im, derdhej në përleshjen me plumbat ku e strapacuar zemra humbi, dha tentativën e fundit të rrahjes, ndaloi. E preka fundin pa faj!

A vritet pafajësia? Teksa po rënkoja, tingujt e fundit më kumbonin zërin e nënës, mundësitë që s’i zbatova sepse jeta s’më premtoi, lutjet që iu refuzuan, bindja se e nesërmja do të më gjej të pranueshëm më mashtroi, por për të fundit herë. S’kam më kohë, akrepat e jetës dëshmojnë sekondat, duhet të iki! Forca e gravitetit s’më tërheq, më duhet të fluturoj me flatrat që kushtojnë 30 lekë. Iu duken lirë? Për mua janë më shtrenjtë se as 30 vitet që s’munda të festoja…

Nënë, ty me dhimbjen therëse, të them ki durim e forcë, jeto sa t’mundesh, për ne kjo ishte formula e jetës, rezultati duhet pranuar. Unë jam mirë, larg botës së intrigave, mbllaçitjeve, padrejtësive, shtirjeve, mëkateve, kompromiseve, ligësive e aferave socio-korruptive. E kam lëndinën e gjelbër, zogjtë më cicërojnë zërin tënd, engjëjt më pritën me trishtim, por me garancinë se parajsa e Zotit është bardhësi e pafundme, drejtësi që s’zhgënjen! Jeta s’u tregua bujare me mua, por as fati s’më kurseu! Do të takohemi sërish nënë, ditën kur dhimbja do të heshtë përgjithnjë…/m.j

Next Post
“Më fal, unë e bëra”/ Si e detyruan hetuesit bashkëshortin e studentes 20-vjeçare që të rrëfejë krimin, u lodh nga seancat e pyetjeve

“Më fal, unë e bëra”/ Si e detyruan hetuesit bashkëshortin e studentes 20-vjeçare që të rrëfejë krimin, u lodh nga seancat e pyetjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

November 6, 2026
Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In