• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot mblidhet Kuvendi! Deputetët e PD dhe Arbi Agalliu interpelancë me ministren Koçiu

by A R
04/07/2024 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu do të mbajë të enjten (4 korrik) dy interpelanca në seancën plenare, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe nga deputeti Arbi Agalliu.

Interpelanca me ministren Koçiu vjen pak ditë pas skandalit të zbuluar në Spitalin Onkologjik ku sipas zbulimit të Prokurorisë, pacientëve të sëmurë me tumor disa prej mjekëve nuk i jepnin shërbimin, por i orientonin që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi.

Ndaj këtij të fundit Gjykata e Tiranës  vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për mjeken Alketa Ymeri (Pere) masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për Emiljano Lela – Koordinator pranë Spitalit Onkologjik masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshe në QSUNT, masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për Drilona Kishta, masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Sakaq, në rend dite në seancën e nesërme plenare do të jetë edhe raporti  vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2023; raporti vjetor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2023; raporti vjetor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2023; si dhe raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2023.

Po ashtu, në seancën plenare deputetët e Kuvendit do të diskutojnë dhe më pas hedhin për miratim edhe disa projektligje, sikurse janë: Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë”; Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar”; Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar”; Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar”; si dhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit””.

/a.r

Next Post
Britanikët në votime për zgjedhjet vendimtare, mediave u ndalohet të raportojnë çdo gjë

Britanikët në votime për zgjedhjet vendimtare, mediave u ndalohet të raportojnë çdo gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In