• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot luhet Shqipëri-Gjeorgji/ 7 ndryshime në formacionin kuqezi. Momenti i Asllanit dhe rikthimi i Çekiçit

by Java News
29/03/2022 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas miqësores me Spanjën, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e dytë ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë në qendrën stërvitore të klubit Espanjol në Barcelonë. Lojtarët janë ndarë në dy grupe, teksa ata që u aktivizuan titullarë me Spanjën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top.

Ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë mesfushori Keidi Bare, i cili ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes.

Futbollisti kuqezi ka qenë në monitorim të vazhdueshëm dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos jetë me skuadrën ndaj Gjeorgjisë.

Lojtari do të kthehet te klubi i tij në Spanjë për të vazhduar rikuperimin.

Gjithashtu, në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë as mbrojtësi Ivan Balliu, i cili do të mungojë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë.

Me lojtarin ishte rënë paraprakisht dakord që do të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, pasi pret të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass).

Nuk do të jetë ndaj Spanjës as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granadës për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik, u vendos që Uzuni të qëndrojë në Spanjë. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë asnjë problem dhe janë në gjendje të mirë fizike.

Skuadra ka zhvilluar dje paradite sërish në Barcelonë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes. Ndërkohë, pasdite ekipi ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

FORMACIONI

Me mungesën e Bares, Balliut dhe Uzunit, titullarë ndaj Spanjës, në ndeshjen e sotme tri ndryshime në formacion janë të sigurta.

Por jo vetëm ato, pasi trajneri Reja u shpreh që formacioni do të pësojë shumë ndryshime në këtë sfidë. Duke e nisur nga porta, ndaj Gjeorgjisë do të jetë radha e Tomas Strakoshës.

Në mbrojtje pritet që Odise Roshi të kalojë nga krahu i djathtë dhe në vendin e tij të luajë Emir Lenjani, ndërsa qendra e repartit do të përbëhet nga treshja që luajti ndaj Spanjës: Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë risia mund të jetë Kristjan Asllani që do të luajë ndeshjen e parë si titullar me Kombëtaren A, teksa do të shoqërohet nga Ylber Ramadani dhe Endri Çekiçi.

Ndërkaq, dyshja sulmuese pritet të përbëhet nga Armando Broja dhe Rei Manaj./ panoramasport

Kom2

g.kosovari

Next Post
Greqia kërkon të magazinojë gazin në Bullgari dhe Itali! Media: Depozitimi lidhet përmes Shqipërisë dhe TAP-it!

Greqia kërkon të magazinojë gazin në Bullgari dhe Itali! Media: Depozitimi lidhet përmes Shqipërisë dhe TAP-it!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

August 28, 2026
“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

August 28, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

August 28, 2026
35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

August 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

August 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

August 28, 2026
Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

August 28, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com