• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot Kuvendi i Demokratëve, zyrtarizohet kandidatura e Hillary Clinton

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot nis punimet në Filadelfia Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate, ku Hillary Clinton do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë për kandidate presidenciale.

Zonja Clinton prezantoi zotin Kaine si kandidatin e saj për nën president, duke thënë se të dy ata ‘ofrojnë një vizion shumë të ndryshëm për Amerikën’, nga republikanët, duke theksuar se ky vizion është ‘ndërtimi i urave dhe jo i mureve’. Ajo tha se Kuvendi i Demokratëve javën e ardhshme do të përqendrohet tek mesazhi se ‘diversiteti etnik’ e bën më të fuqishme Amerikën.

Ndërkohë, një grup pune i Partisë Demokrate që po shqyrton rregullat e partisë, ka votuar kundër heqjes së sistemit të superdelegatëve, të kërkuar nga mbështetësit e ish-kandidatit Bernie Sanders.

Roli i superdelegatëve ishte tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e Komisionit të Rregullave që u mbajt të shtunën.

Superdelegatët, zyrtarët e zgjedhur dhe ata të brendshëm të partisë, të cilët mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në kuvendin e partisë, mbështesin fuqishëm ish-sekretaren Clinton. Ajo ka mbështetjen e 602 superdelegatëve kundrejt 48 prej tyre që janë zotuar se do të mbështesin rivalin e saj demokrat.

Senatori Bernie Sanders vazhdimisht ka thënë se ai dëshiron që roli i superdelegatëve të rishqyrtohet.

Në vend të kësaj, pas takimit të së shtunës ai mori premtimin e partisë për të krijuar një komision për hartimin e ndryshimeve në sistemin superdelegatëve, që duhet të dalë me një raport mbi këtë çështje në vitin 2018, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Senatori Sanders, megjithatë, ishte në gjendje të lërë gjurmë në platformën e fushatës së partisë. Një draft i platformës së partisë demokrate përfshin propozimet për rritjen e pagës minimale në nivel federal në 15 dollarë në orë, heqjen e dënimit me vdekje dhe shkollimin shkollim falas për disa studentë universiteti, parimet themelore të fushatës së zotit Sanders.

Përfshirja e propozimeve do të thotë se përçarjet në Partinë Demokratike kanë më pak gjasa të shfaqen në kuvendin që do të mbahet gjatë javës.

VOA/d.i.

 

Next Post

Njihuni me mamanë super seksi të Kallashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In