• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot kundër Villarealit, Sadiku pret me padurim aventurën evropiane

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Sadiku po pret me padurim aventurën në Europa League me fanellën e Zyrihut. Klubi insistoi të mbante futbollistin e përfaqësueses shqiptare pikërisht se merrte pjesë në këtë turne, edhe pse i rënë në kategorinë e dytë zvicerane dhe sulmuesi e sheh veten gati për një duel aspak të lehtë në fazën në grupe ku përballë, sonte do të ketë Villarealin.

“Sigurisht që ka një diferencë të madhe cilësore, e dimë edhe ne, duhet të luajmë, nuk kemi çfarë të humbim. Mua më pëlqen të luaj ndeshje të tilla ndaj duhet të hyjmë në fushë dhe të argëtohemi”, tha sulmuesi shqiptar për “rsi.ch”

Sipas tij, në këtë ndeshje do të duhet që të gjithë të shprehin maksimumin e tyre, sepse skuadra spanjolle ka lojtarë shumë cilësorë në përbërje. “Si na ka përgatitur trajneri Forte? Na ka thënë që duhet të marrim me vete këpucët më të shpejta që kemi pasi është një ndeshje ku do të na duhet të vrapojmë shumë, edhe të mbrojmë shumë. Na ka karikuar kështu, por nuk ka bërë ndonjë gjë me të veçantë se kaq. Ne thjesht duhet të shkojmë atje, të bëjmë më të mirën dhe të mundohemi të sjellim në shtëpi një rezultat sa të mirë”, vijoi sulmuesi.

Për Sadikun, ndonëse në kategorinë e dytë zvicerane, gjerat po ecin mirë në planin personal pasi po shënon me rregullsi si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare. “Jam kthyer pak i lodhur nga pushimet dhe në fillim nuk isha aq në formë. Por kam punuar shumë personalisht në aspektin fizik e psikologjik dhe kam gjetur besimin që kisha kur u mbyll kampionati i kaluar.

Edhe me kombëtaren po paraqitem mirë, po luaj të gjitha ndeshjet, falë De Biasit e Tramezanit që po më japin besim 100%. Por edhe po arrij rezultate me golat e mi. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj kështu”, tha ai.

I ngacmuar nga gazetari zviceran nëse mendonte të shënonte edhe sonte ndaj Vijarealit, Sadiku nuk ka fshehur besimin që ka te aftësitë e tij. “Shpresojmë, unë jam një person që beson dhe jam pozitiv. Pse mos të shënoj, ndoshta edhe dy gola”, deklaroi Sadiku.

panoramasport/d.i.

 

Next Post
Balla: Në Dibër flisnit për momentin e “kthesës”… kur humbët, nisët me kanabisin

Reforma Zgjedhore, Balla zëvendëson Finon në komision për socialistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In