• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot kundër HEC-it/ Skavica që deshi Berisha: Më 2008, qeveria e PD pagoi 350 mijë euro për projektin, do e merrnin francezët…!

by Java News
02/09/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i hidrocentralit të Skavicës aq shume i kundërshtuar nga Sali Berisha, i cili kërcënon se do ta anulojë sapo të vijë në pushtet, në fakt ka pikënisje nga qeverisja e tij në vitin 2008.

Top Channel zbulon dokumentet se si KESH pagoi 350 mijë euro për projektin qe do përmbyste toka gati dy herë më shumë sesa ky aktual. Hidrocentrali do ndërtohej jo nga amerikanët por një firme franceze.

Disa banorë të Skavicës i janë rikthyer protestës ditën e mërkure, tokat e të cilave do të përmbyten nga projekti madhor hidroenergjitik, do të kompensohen.

Por protestat e tyre ushqehen edhe nga opozita. Sali Berisha prej një viti, që kur nisi foltoren që e riktheu në krye të opozitës, bëri këtë premtim.

“Do ta anulojmë këtë projekt kur të vijmë në pushtet.”- tha Berisha.

Por sa real është ky premtim i Berishës? Në fakt interesi i qeverive shqiptare për kaskadën e Skavicës është i hershëm. Projekti i ndërtimit te hidrocentralit te Skavicës ka nisur që në vitet 60 -70, koha kur regjimi komunist vendosi elektrifikimin e vendit dhe pavaresinë nga importet dhe korrespondon me vitet kur nisën ndërtimet e hidrocentraleve të mëdha në kaskadën e Drinit.

Ky interes ka vazhduar edhe pas viteve 90, por duket pengesë kanë qenë pamundësitë financiare.

Por qeveria Berisha ishte e para që në fakt hodhi para për Skavicën. Në vitin 2008 KESH, e cila drejtohej nga Gjergj Bojaxhi kontraktoi nje kompani franceze  për të bërë studimin të cilës i pagoi një shumë prej afro 343 mijë euro. Projekti i përfunduar dhe i paguar nga qeveria Berisha, sipas zyrtarëve të sotëm, ishte edhe më i madh dhe parashikonte përmbytjen edhe të më shumë tokave.

“Ishte planifikuar të kishte një digë në Katund të Ri dhe një në Skavicë. Tani do të ketë vetëm në Skavicë, ul sipërfaqen ujore Ata e kishin me 2.5 miliardë metër kub ujë tani do të jetë me 1.5 miliardë gati 2/3 e asaj që kishin planifikuar ata.”- tha Ilir Bejtjaj.

Hidocentrali i Skavicës që do të ndërtohet nga Bechtel  do të ketë vetëm një digë dhe do të shfrytezojë  me pak vijë ujore se sa ishte parashikuar  nga qeveria e Sali Berishës, i cili sot thotë se është kundër tij. Kosto e ndërtimit të Skavicës është parashikur rreth 500 milion euro dhe duket se ka qenë e vetmja pengesë për kryeministin Berisha, i cili kishte parashikuar t’ja jepte atë një kompanie franceze.

Por në këto kohë konfliktesh dhe krizash, që perfshijne energjine dhe karburantet, vëmendja ndaj Skavicës ka qenë edhe ndërkombëtare. Disa herë ambasadorja amerikane ne Tiranë ka qenë në Skavicë dhe ka mbrojtur e promovuar këtë projekt madhor që do të ndërtohet nga amerikanët.

 “Siguria e furnizmit do të rritet .Sot është e kërcënuar, pra nëse nuk gjejmë energji në tregun ndërkombëtar kërcenohet siguria e furnizimit. Duke pasur një kaskadë me rreth 6 miliardë metër kub ujë në total do të thotë  që rezerva jonë energjitike  të  paktën të mos importojmë  për 7 muaj. Nëse ne e menaxhojmë akoma më mirë këtë potencial energjie, mund të shkojmë në të gjithë vitin rreth 70 % prodhim vendas”-tha Ilir Bejtjaj, zv/ministër.

Hidrocentrali i Skavicës nuk është thjeshtë një burim i madh dhe i ri energjie. Në kohën e një krize globale energjitike, çdo projekt i tillë, merr dhe vlera të sigurisë kombëtare.

Marrja e këtij projekti nga një firme amerikane dhe mbrojtja që i ka bërë atij Uashingtoni, e bëjnë edhe me kontradiktor qëndrimin e Berishës. Ai thotë se flet ne emër të mbrojtjes së interesave të dibranëve. Ndërkohë që në kohën që ishte kryeministër, edhe ai kishte një projekt për hidrocentralin e Skavicës.

Me të vetmin ndryshim: që kompleksin do ta ndërtonin francezët./m.j

Next Post
EMRAT/ Këta janë dy policët ndaj të cilëve u bë atentat në Vlorë. Autori qëlloi në lëvizje 5 herë

EMRAT/ Këta janë dy policët ndaj të cilëve u bë atentat në Vlorë. Autori qëlloi në lëvizje 5 herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In