• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot jam pa shokë, të gjithë kanë ikur”/ Këngëtari në protestën e Berishës: Këto kohë është shtuar stresi dhe ankthi

by Java News
12/11/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari Renis Gjoka iu bashkua protestës së Berishës. Ai u shpreh se shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, ndërsa mori shembull se edhe miqtë apo të afërmit e tij janë larg atdheut.

Sipas tij, largimi i shqiptarëve është një realitet dhe nuk mund të mbulohet me propagandë.

“Pjesa më e madhe e miqve të mi janë larg këtij vendi. Edhe fisi im është larg këtij vendi. Ky është realiteti. Një realitet që nuk mbulohet me propagandë. Me zotin në krah dhe me kokën lart ti japim një mundësi vetes.  Mos u dorëzoni shqiptarë”, tha ndër të tjera Renis Gjoka.

Nuk mendoja qe nje dite mund te ngjitesha ne nje podium prane kryeministrise e te flisja perpara kaq shume njerezve per shqetesime qe na prekin te gjitheve, te cilat i diskutojme cdo dite me miq ne fakt.

Fjalimi i Renis Gjokës

Ndjesia eshte e cuditshme, por eshte gjithashtu çliruese per vete faktin se edhe ju mendoni njesoj si une. Njesoj si ju, edhe une mendoj se ne kete vend, gjerat nuk shkojne ashtu siç duhet.  Nuk po them qe kemi qene vendi me perfekt ne bote, por tani po ndihen ne ajer problemet. Poshtersi dhe skandale te cilat zevendesojne njera tjetren ne kohe rekord. Por mbi te gjitha keto kohe kam vene re nje doze te jashtezakonshme te shtuar te stresit, ankthit, pasigurise per te ardhmen, e kryesisht venitjes se shpreses. Ketu fillon e behet serioze situata.

Personalisht, mund t’ja lejoj vetes te gjitha uljet e goditjet qe jeta me jep, sepse fundja fundit keshtu eshte jeta, te shkund here pas here. Por vetem nje gje nuk ja lejoj kurre, tme ule deri ne ate pike saqe te me beje te dorezohem. Nuk kam per ta bere kurre sepse e para besoj ne Zot dhe e di qe e kam ne krah gjithmone, dhe e dyta besoj ne nje shans tjeter qe do me jepet. Pra me pak fjale kam gjithmone shprese. Shprese jo kot ne ajer, por te bazuar tek forcat e mia dhe tek ideja qe nese do te ndryshoje dicka, duhet te jem une ai i cili duhet ta beje perpjekjen e pare.

Per fat te keq, kohet e fundit, jo te gjithe po e mendojne keshtu si une. Kohet e fundit shpresa po venitet. Shume nga ne jane dorezuar. Dorezim demonstrativ. Dorezim pa kushte. Tregues kryesor jane gati 1 milion shqiptare qe kane nderruar prefiksin ne nr e telefonit vetem keto pak vite te fundit. Kane ikur jashte. Nuk jane zonja dhe zoterinj te nderuar te moshes se trete.

Jo se keta nuk duan, por nuk i pranon njeri. Jane mosha jone, jane biles edhe brezi me i ri. 18 – 20 vjecare qe jane full of energy e nuk e nxjerrin dot me ketu ne vendin e tyre. Duan te kontribuojne, vlojne perbrenda te shpalosin vitalitetin e tyre ne kete vend, dikush me fuqine e tij fizike, dikush me ate intelektuale. Por e shohin qe nuk ja vlen.

Pjesa me e madhe e miqve te mi, sot jane larguar. Pjesa me e madhe e fisit tim, njerezve te gjakut tim, jane jashte ketij vendi. Pjesa me e madhe e shqiptareve kane ndertuar jeten jashte Shqiperise se tyre. Ky eshte realiteti. Nje realitet i cili nuk mbulohet dot me propagande e fjale te cilat jo vetem qe nuk te bejne t’i besosh, por te fyejne inteligjencen.

Fjale tallese qe te neperkembin dinjitetin. E njeriu pa dinjitet eshte me shume se i dorezuar. Ne fakt mos t’ju duket habi. Ky eshte qellimi i tyre. Te dorezohemi pa kushte, deri ne ate pike sa mos te kemi fuqi te ngrejme as koken per t’i pare ne sy ata qe na poshterojne.

Ndoshta disave mund t’i duket klishe kjo qe po them, por une vertete besoj akoma dhe nuk dorezohem per arsyet qe ju thashe me lart. Nese duam qe te ulim koken neser perpara femijeve tane kur te na pyesin pse nuk luftuat per ne, atehere shperndahemi qe tani, perndryshe, do te doja shume qe t’i japim dhe nje here nje shans vetes tone per brezin e ri. Per ata qe momentalisht jane te pafuqishem per te reaguar. Per ata qe do na shohin ne sy neser e do na perbuzin per shansin qe kishim per te ndryshuar jeten tyre, dhe nuk e beme.

Me Zotin ne krah e me koken lart, le ti japim dhe nje here mundesine vetes, qe neser kur te perballemi me femijet tane te bere burra e gra, te na thone Faleminderit!/m.j

Next Post
Protesta/ Meta para zyrës së Ramës: Tradhëtori e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz. Do jetë shumë shpejt para drejtësisë

Protesta/ Meta para zyrës së Ramës: Tradhëtori e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz. Do jetë shumë shpejt para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

January 16, 2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

January 16, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In