• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot jam këtu për një ndjesë dhe për të thënë të vërtetat”, Veliaj: Në 1 mijë punë të mira, nëse ka një që po dyshohet…!

by Java News
08/04/2024 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj ka folur për herë të parë sonte në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë së Tiranë.

Kretari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar ngjarjet në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin “Top Story”, ai nënvizoi se për përgjegjësitë e tij politike ka kërkuar ndjesë me dorën në zemër.

“Për përgjegjësitë e mia politike kam kërkuar ndjesë me dorë në zemër. Patjetër, që jam prekur thellë dhe nuk do pranoj kurrë që një njeri të quhet 100% i keq vetëm sepse u akuzua, se kjo ndodhte në komunizëm kur retushoheshin fotot dhe ti ikje nga fotot se mund të kishe bërë një ofezë për partinë dhe harrojë që ti kishe qenë inxhinier dhe bëheshe sabotator; harroje që ti kishe punuar në këneta për tharjen dhe bonifikimin dhe bëheshe sabotator. Nuk jemi më në atë periudhë, kur thua: ah, meqë të rreshqiti këmba, po ta rras edhe unë një tullë pas qafe. Unë këtë nuk e pranoj dot. Janë bërë punë të jashtëzakonshme. Kush punon edhe gabon, por të kemi bërë faj dhe me qëllim të kemi gabuar në këtë proces dhe projekt për qytetin, faj s’kam bërë. Më rezulton që kur ka një dyshim, bashkia, qeveria, ministria, kryeministri, kryetari i bashkisë janë pronto për të bashkëpunuar. Kjo është diferenca. Por që unë të mbaj pishtarin e njerëzve, t’u vë spiunë sikur unë të kem një qeli në bashki…Për çdo portal që më vë në gjobë të them përgjigju këtu, je apo nuk je? Shumë njerëz akoma mbajnë mend fletë rrufenë”, deklaroi Veliaj.

“Sot doja të vija këtu, do doja ta nisa për mea culpën dhe ndjesën e fjalës e së shtunës, por edhe për t’i thënë të vërtetat siç janë.  Nuk ka njeri bardhë e zi. Historia që të gjithë janë të korruptuar, nuk është e vërtetë. në një mijë punë të mira, nëse ka një punë që po dyshohet. Në parlament fjalimi i fundit ka qenë për hapjen e ligjit të dosjeve. Unë si kryetar bashkie sigurimsat që i rrinë njerzve poshtë fustanit nuk i kthejmë dot. Ajo që njerëzit 11700 duhet ti dish përmendsh, nuk e bëj. Atë që më lejon ligji e kam bërë, për administratën bashkëpunim total me prokurorinë.  Kurdo që më tërrasin në SPAK, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thrritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Për transformimin e Tiranës,  Sot ishin gjithë ministrat e turizmit në Tiranë, vitin tjetër jemi kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Nëse mendoni por asnjë prej nesh nuk është pa të metë. Përgjimit të njerëzve ligji nuk ja njeh kryetarve të bashkisë, por policisë. Monopolin e ndalimit të dikujt e ka policia dhe gjykata. Askush nuk dilte para drejtisës, tani maxhoranca e mështet këtë punë”-tha Veliaj.

“Drejtërsi e reformuar, pash vendimin e gjykatës për masat e sigurisë për ish drejtorët e bashkisë. Flasin për një standard abuzimi të një niveli tjetër. Nëse thoshim korrupsioni në administratë, këta kanë shkuar në nivel tjetër. Po flasim për një standar ttë korrupsionit të abuzimit. Kishin krijuar një kompani ku ishin vetë administratorë dhe gjithë administrata e bashkisë punonte për këta. Ndqnin tenderat me njëri tjetrin. Unë po ju bëj një pyetje të thjeshtë, 27 prill 2023 Këlliçi e ka bërë kallëzimin publik, që nga ky moment dhe më tej, ju vetë çfarë masash keni marrë, i keni verifikuar këto tendera pse si keni cuar ju në prokurori”-tha drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari.

“Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë ccojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar. Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 ditë në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorë janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet është të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi. Në këto 10 vite ka pasur tërmet drejtësia”-tha Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ Romeo i prekur nga Heidi: Më mbeti etiketimi yt ‘debil’. Tani po ma përdorin 100 veta

VIDEO/ Romeo i prekur nga Heidi: Më mbeti etiketimi yt 'debil'. Tani po ma përdorin 100 veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In