Banesa e Pëllumb Shpatit është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim tritoli, por fatmirësisht kishte vetëm dëme materiale.
Familja e Shpatit, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër ka qenë dhe më parë pre e sulmi të ngjashme.
Mësohet se në gusht 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, u plagos me thikë edhe vëllai i tij Vat Shpati. Sipas njoftimit të policisë në atë kohe, bëhej me dije se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit me inicialet S. P., 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M., 28 vjeç, dhe P. M., 29 vjeç, (vëllezër), kanë plagosur me thikë Shpatin, banues në Dobraç.
/e.d