Sot në orën 13:00 Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi ishte parashikuar të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e saj.
Seanca e fundit ndaj ish-ministrit u zhvillua më 24 qershor, ku pas gjyqit Tahiri u shfaq i buzëqeshur, por nuk bëri asnjë koment. Ndërsa, para se të niste seanca ministri Tahiri dha një mesazh të koduar teksa u rrëzua një operator.
“Kështu e hanë të gjithë”, u shpreh ish-ministri.
Akuzat:
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”. Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Më vonë avokatët e Tahirit apeluan çështjen dhe kërkuan pafajësinë për ish-ministrin. Nga ana tjetër Prokuroria shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-ministrin.
g.kosovari
Spiuni i SHQUP-it do ta mar pafajesine?!